Sunday, 23/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shafran dhe Mjaltë – Antibiotiku më i fortë natyral



Shafran dhe Mjaltë – Antibiotiku më i fortë natyral

Ky ilaç me mjaltë dhe shafran ka përbërës prej antibiotiku, analgjetiku dhe kundër inflamacioneve. Por, kini kujdes, nëse keni probleme shëndetësore, është gjithmonë mirë ta këshilloni mjekun.

CILAT JANË VETITË SHËRUESE TË KËTIJ ILAÇI?

Kombinimi i shafranit me mjaltë është ilaç natyral me përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe baktereve, që e mbështetin mbrojtjen e trupit. Po ashtu është një antibiotik i fortë natyral. Kjo përzierje shkatërron lloje të ndryshme të viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundjet. Përparësia që ka karshi ilaçeve sintetike është se nuk shkakton efekte të dëmshme në florën e zorrës. Në fakt, shërben si ushqim për të rritur praninë e baktereve të shëndetshme. Posedon një sasi të madhe me polifenole, vitamina dhe minerale. Pasi që përmban sasi të madhe me vitaminat C dhe E, parandalon efektin e radikalëve të lirë që ndërlidhen me plakjen e hershme, transmeton gazeta Kosova Sot.

DOBITË E TJERA NGA KY ILAÇ:

Ka aftësinë e luftimit të patogjeneve Mbron trurin dhe redukton rrezikun për demencë Eliminon helmet Redukton ndikimin negativ të disa llojeve të trajtimeve të kancerit Parandalon infeksionet e traktit urinar Redukton kolesterolin Ka aftësinë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrave.

SI TA PËRGATISNI KËTË ILAÇ?





Nëse keni probleme shëndetësore, duhet paraprakisht ta këshilloni mjekun apo specialistin. Po ashtu, është me rëndësi që përbërësit të jenë qind për qind natyralë, organikë, për t’i shijuar vetitë shëruese Përbërësit: 4 lugë të mëdha mjaltë (100 gr) 1 lugë e madhe shafran (10 gr) Udhëzimet: Shafranin dhe mjaltin e papërpunuar e vendosni në një kavanoz me mbyllje hermetike. E përzieni mirë para se ta përdorni, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Si ilaç preventiv, ju këshillojmë që ta konsumoni nga 1 lugë para kafjallit, çdo mëngjes. Nëse jeni të ftohur, duhet ta konsumoni nga 1 lugë çdo dorë, gjatë gjithë ditës. Ditën tjetër, e reduktoni dozën përgjysmë, dhe e merrni çdo dy orë. Trajtimi zgjat rreth tri ditë, apo varë- sisht nga simptomat e gjendjes dhe sëmundjes. Sigurohuni që përzierjen ta mbani në gojë derisa të tretet komplet. Nëse mendoni se është shumë e ëmbël, atëherë shtoni një gotë ujë të vakët. Për të përmirësuar tretjen, ju sigurojmë që të merrni një lugë, të tretur me ujë, para secilës shujtë.(Kosova Sot)