Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Servoje nga limoni një pije të ëmbël


Servoje nga limoni një pije të ëmbël


limoni

I mençuri dhe i urti humbjet i shndërrojnë ne fitime, kurse qyqari i paditur prej një fatkeqësie i bën dy sosh. Resulull-llahi u dëbua pre Mekkës dhe ngriti ne Medine një shtet qe ia mbushi historisë te dëgjuarit dhe te pamurit. Ahmed in Hanbeli u burgos e u rrah me kamxhikë, e u be prijës i sunnetit, Ibn Tejmiu u arrestua, e nga burgu i tij doli dituri e madhe, Serhasiun e vendosen ne fund te një bunari te pa ujë, e prej atje dolën njëzet vëllime ne legjislature, u izolua in Ethiri, e ai shkroi përmbledhjen e bazave te fesë dhe hadithit, u internua Ibn Xhevziu nga Bagdadi, e ai i përsosi te shate leximet afirmative te Kur’anit, Malik vin Rejbin e goditi temperatura vdekjeprurëse, e ai ia dërgoi boteve poezinë e tij famoze e madhështore e cila i ndërroi divanet e poeteve te dinastisë Abasite, vdiqën fëmijët e Ebi Hudheliut e u thuri i ati elegji te cilat i dëgjoi koha, e u shtangen nga habia njerëzia, e i duartrokiti historia.

Kur te befason ty ndonjë fatkeqësi, shiko ne anën e lindjes, e nëse ndonjëri prej tyre te ofron një kupe limon, atëherë shtoja edhe pak sheqer, e nëse te dhurojnë ndonjë gjarpër, merre lëkuren e tij te çmueshme, dhe lere pjesën e mbetur, e nëse te kafshon shkorpioni, dije se ai është serum preventiv dhe parandaluese e fortifikuar kund helmit te gjarprinjëve.

Adaptohu ne gjendjen tende te ngurte, qe te na nxjerrësh nga ajo lule, trëndafila dhe jasminë, e ndodh qe te urreni diçka, e All-llahu ne te sjelle dobi te shumta. Franca para revolucionit te saj te ashpër i burgosi dy poete te larte, një optimist dhe një pesimist, këta te dy nxirren kokat e tyre nga dritaret e burgut. Optimisti ia lëshoi një shikim yjeve dhe qeshi. Pesimisti ia lëshoi një shikim dheut te rrugës fqinje dhe qajti; shiko ne anën tjetër te fatkeqësisë; ngase e keqja vetëm nuk ekziston, por mëtane ka te mira, fitore dhe shpërblim.Aid el Karni

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos ia humb shpresat askujt
Tags:

Categories

Archives