Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sërish sulmohet me bombë Stacioni Policor në Leposaviq


Sërish sulmohet me bombë Stacioni Policor në Leposaviq


bomba leposavic

Mbrëmë rreth orës 20.45 persona të panjohur kanë sulmuar me një mjet shpërthyes Stacionin e Policisë së Kosovës në Leposaviq.

Zyra Administrative e Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës njoftoi mbrëmë vonë se sulmues të panjohur të premten rreth orës 20 e 45 minuta kanë hedhur një mjet shpërthyes në stacionin e Policisë së Kosovës në Leposaviq.

Zyra e Kosovës në veriun e Mitrovicës me anë të një kumtese dënoi në mënyrën më të ashpër këtë sulm mbi stacionin policor të KP-së dhe kërkoi që kryesit e këtij akti kriminal të gjenden dhe të ndëshkohen.

Stacioni Policor në Leposaviq ishte sulmuar me bombë edhe para disa ditësh. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Top Channel detyrohet të lirojë studiot

Categories

Archives