Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Serbia shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve


Serbia shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve


Një qytetar nga Prizreni tregon se vetëm për një frigorifer dhe një biçikletë kishte paguar doganë në vlerë 5000 dinarë të Serbisë, ose afërsisht 45 euro.
marveshja kosove serbi

Serbia po e shkel marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Zyrtarë të Doganave të Serbisë po i detyrojnë kosovarët që vijnë nga vende të ndryshme të botës që të paguajnë doganë. Ekipi i KTV –së ka mësuar se çdo i dyti kosovar detyrohet të paguajë doganë kur hyn në Serbi. Madje, një qytetar nga Prizreni tregon se vetëm për një frigorifer dhe një biçikletë kishte paguar doganë në vlerë 5000 dinarë të Serbisë, ose afërsisht 45 euro. Për një gjë të tillë janë në dijeni edhe institucionet e vendit. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar se kanë ndodhur raste të tilla. Ai ka deklaruar se për këtë gjë i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse.

 

KTV-ja ka provuar të flasë me koordinatoren për bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, por këshilltarët e saj kanë thënë se ajo ka udhëtuar jashtë vendit. Bëhet e ditur se zyrtarë të Doganave të Serbisë i detyrojnë kosovarët të paguajnë doganë, me arsyen se kinse ato gjëra për të cilat paguhet doganë janë të destinuara për shtetin serb.

 

Ky problem është paraqitur edhe në bisedimet për normalizimin të marrëdhënieve në Bruksel, pasi që kohë pas kohe shikohet implementimi i marrëveshjes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbi Igori nga ortodoks u bë musliman Hamza: Do të vdisja për Allahun

Categories

Archives