Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Serbia i kërkon Kosovës emrat e serbëve të akuzuar për krime lufte

Serbia i kërkon Kosovës emrat e serbëve të akuzuar për krime lufte

vulin

“Kërkojmë që të hapen regjistrat, që ato tu jepen prokurorive serbe, meqë Serbia ka dëshmuar se asnjë krim lufte ose çfarëdo krimi tjetër i kryer nga ana e serbëve, nuk ka mbetur i pazbardhur dhe secili rast hetohet”

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Serbia kërkon që t’i jepen regjistrat, në mënyrë që të dihet se cilët serbë janë të akuzuar dhe për çka, që të ndalen manipulimet dhe të krijohen parakushte për arritjen e qetësisë në Kosovë.

 

“Kërkojmë që të hapen regjistrat, që ato tu jepen prokurorive serbe, meqë Serbia ka dëshmuar se asnjë krim lufte ose çfarëdo krimi tjetër i kryer nga ana e serbëve, nuk ka mbetur i pazbardhur dhe secili rast hetohet”, tha Vulin sot në Gorazhdevc të Kosovës.

 

Ai ka sqaruar që Serbia tash e një kohë të gjatë, nga bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i jepen regjistrat dhe ka vlerësuar se ata paraqesin burim të manipulimeve të shumta.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tirana kundër projektit “Gjashtëshja e Ballkanit”

Categories

Archives