Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Serbia bën më shumë për serbët në Shqipëri se sa për shqiptarët në Serbi

Serbia bën më shumë për serbët në Shqipëri se sa për shqiptarët në Serbi

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës Skender Destani gjatë protestës në Preshevë për ditën e flamurit ka deklaruar se Serbia për qytetarët e saj jashtë kufijve mund të bëj të pamundurën në Shqipëri, ndërsa për qytetarëve të saj me kombësi shqiptare nuk e lejon.

destani

“Serbia për qytetarët e saj mund të bëj atë që deri dje ka qenë e pamundur në Shqipëri, ndërsa qytetarëve të saj me kombësi shqiptare nuk i lejon” ka thënë Destani.

Siç ka thënë ai, shqiptarët nga jugu i Serbisë do të fitojnë të drejtën të përdorin simbolet kombëtare të Shqipërisë, përskaj simboleve të shtetit serb, çka sipas mendimit tij do të jetë zgjidhje e vërtetë për serbët dhe shqiptarët dhe se “rrugë tjetër nuk ka”.

Destani pohon se deklarata e ministrit të drejtësisë Nikola Selakoviq në Kuvendin e Serbisëë që Serbia është e vetmja që ka këshilla të pakicave kombëtare në Evropë – është një gënjeshtër duke thënë se edhe Kroacia ka këshilla të pakicave nacionale dhe ata janë në gjendje shumë më të mirë se në Serbi.

Si shembull, Destani ka marrë atë të Kroacise në të cilën pakicat kombëtare mund ti përdorin tekstet mësimore të shtetit amë dhe ti përdorin simbolet kombëtare të atij shteti nga e kanë prejardhjen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Sunset Day", fotot e Adrian Limanit publikohen në reportin e CNN

Categories

Archives