Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video)

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video)

Martesa e Valentina Kodrajt nga Shkodra me Radenko Malis nga Foça, qytet në Republikën Serbe në Bosnje, dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët, megjithatë, mund edhe të jetojnë së bashku.

serbe me shqiptare

Ata u martuan tre vjet më parë, dhe para dhjetë muaj, u erdhi në jetë edhe djali i tyre Stefani. Valentina thotë se nuk pendohet për atë që ajo vendosi të vijë në Foça dhe lavdëron burrin e saj si një nikoqir të mirë dhe të ndershëm, dhe tani edhe një baba krenar.

“Unë kam mësuar serbishten. Kam gjetur një burrë të mirë, një vjehërr të mirë dhe një kunatë gjithashtu të mirë.. Më pëlqen këtu dhe jamë e kënaqur”, thotë Valentina, duke shtuar se në Bosnjë është më mirë se në Shqipëri.

Radenko thotë se ai gjithmonë ka qenë në kërkim të një grauje për të ndërtuar një familje tradicionale, pasi këto vlera sot janë lënë anash, dhe nga përvoja mësova se në Shqipëri mund ta realizonte ëndrrën. Ai shkoi atje në kërkim të një gruaje dhe nuk u tërhoq mbrapa edhe pas tri mashtrimve që i bënë agjentët, të cilët i morën paratë dhe nuk i sollën asgjë.

Nëse dështon edhe në të tretën, e katërta është me fat. Në Podgoricë, më në fund gjeti një ndërmejtësues të mirë, i cili e njoftoi me Valentinën. Ai thotë se në jetën e tij disa herë ka dështuar, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij.

“Kisha nevojë dhe dëshirë, dhe e ndoqa atë. Me ato para mund të bleja një veturë, e cila do të ndryshkej për pesë vjet. Familja ka vlerë tjetër, veqanrisht fëmijët. Ajo ka qenë ëndrra ime gjatë gjithë jetës dhe u bë një realitet”, shprehet Radenko i lumtur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Korçë, terror me armë në mes të ditës (VIDEO)

Siç transmeton reporteri, në katër tentime, pa shpenzimet e udhëtimit, ku ka shkuar 15 herë në Shqipëri, deri te gjetja e Valentinës i ka kushtuar 10 mijë euro.

“Për herë të parë, një ndërmjetës nga Vishegradit mi mori 1250 euro. Në herën dytë dhashë 3500 euro. Herën e tretë shpenzova 2000 euro, dhe e katërta më kushtoi rreth 3500 euro. Unë paratë nuk i dhashë për familjen e saj, ato i mori ndërmjetësuesi. Sepse të blesh një njeri është një gjë e hidhur”, thotë Radenko.

Valentina kishte disa oferta, por zgjodhi Radenkon. Për atë, kjo ishte dhuratë nga Perëndia.

“Ajo është pranuar me dashuri nga e gjithë zona, fshati dhe lagjja. Ajo është një grua e mirë, një nënë e mirë”, lavdëron Radenko gruan e tij.

Gjithashtu edhe familja e Valentinës është e lumtur me martesën e vajzës së saj.

– Atyre u ka pëlqyer shumë Foça, ambienti, klima. Ata kanë thënë se nuk kanë parë ndonjë shtëpi më të bukur dhe qytet më të bukur se sa ky. Kanë udhëtuar nëpër Mal të Zi, në Podgoricë dhe Budvë, vëllai i saj ishte edhe në Itali, por Foça i ka pëlqyer më së shumti. Unë i vlerësoj dhe respektojë dhe ne duhet të shikojmë përpara”, thotë Radenko. Ai fton beqarët të ndjekin rrugën e tij, por të shmangin ndërmjetësuesit mashtrues.

Ngjashmëria ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve sipas Radenkos nuk ka shumë dallim, por kjo për ata të Shqipërisë, ndërsa me ata të Kosovës, është më ndryshe. “Është një dallim i madh në mes të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria. Në Shqipëri, që përfaqësojnë të tre fetë, kanë ngjashmëri me kulturën dhe traditën serbe”, thotë Radenko.

Categories

Archives