Saturday, 21/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Serbi, kokrra breshëri sa mollët

Serbi, kokrra breshëri sa mollët

Mediat serbe njoftojnë se mbrëmë pas orës 22 në Inxhi të Vojvodinës ka rënë breshër i madhësisë së topave të tenisit e amdje edhe të mollëve, me ç’rast janë plagosur të paktën rreth 30 persona, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material nëpër shtëpi dhe automjete.Në mesin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë janë edhe tre persona që kanë pësuar fraktura, derisa të tjerët kanë lëndime më të lehta nëpër duar, trup e kokë.

Kanë pësuar edhe shumë automjete në rrugë, të cilëve u janë thyer xhamat por edhe u janë ndrydhur karroceritë, kurse akulli (breshëri) ka thyer dhe shpuar edhe shumë tjegulla nëpër kulme.

Sipas informatave të autoriteteve lokale, në drejtim të reve me breshër janë hedhur 404 raketa, mirëpo as kjo nuk ka ndihmuar shumë./Indeksonline/

Një shkrim tjetër i dobishëm  4 persona u bënë viktima të një "pushkatari" në SHBA

Categories

Archives