Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Serbi Igori nga ortodoks u bë musliman Hamza: Do të vdisja për Allahun

Serbi Igori nga ortodoks u bë musliman Hamza: Do të vdisja për Allahun

Serbi Igor

Këngëtari i njohur boshnjak, serbi Igor Razhnatoviq ka qenë me fe ortodokse, dhe pastaj ka vendos të bëhet musliman dhe të ndryshoj emrin e tij në Hamza, pasi siç thotë ai, ka përjetuar “ndriçim” në luftën e Sarajevës.

Igori ka lindër në Sarajevë me 3 gusht të vitit 1972 nga nëna muslimane dhe babai ortodoks.

“Mbaj në mend kur me nënën isha në xhami, më duke se ka qenë nata e 27 e Ramazanit të viteve 89 ose 90-të. Jemi falur, më sakt unë kam shikuar se çfarë po bën të tjerët dhe kam vepruar ashtu. Nuk e kisha të qartë kuptimin e saj, mirëpo më kishte mbetur në mendje. Më vonë, lufta dhe të gjitha ndodhitë më kanë ndihmuar ta kuptoj këtë” ka thënë Razhnatoviq për gazetën serbe Alo, transmeton presheva.com.

“Herët në mëngjes ishim nisur në aksion dhe kishim arritur, deri dikund të hyjmë në territor të tyre, mirëpo gjatë aksionit unë u lëndova në këmbë, dhe grupi tjetër që po mirrte pjesë në aksion me ne ishte tërhequr, kështu që ne mbetëm plotësisht të rrethuar. Pas nesh ka qenë një livadh, një hapsirë e rrafshët që ishte e pamundur të ikim. Ishte vetëm momenti kur ne do të ziheshim rob dhe të vriteshim. Atherë, thjesht, nuk shihja dalje nga ajo situatë, tashmë isha pajtuar me vdekjen dhe kisha marrë në radio lidhje vëllaun tim për tu përshëndetur. Këto ishin momente që kurrë nuk do të mund ti harroj, mendova, ky ishte fundi dhe vendosa të vdisja, por për fat të keq, në emër të Allahut, nëse vjen prap shansi, unë do të vdes në emër të Allahut” ka thënë Igori.

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Nuk ka të humbur, të gjithë shpallin fitore dhe festojnë!"

“Në bunker na kishte rënë një bombë e quajtur “155-she” e cila nuk kishte eksploduar. Ne vetëm se e shikonim se si harxhohej fitili i një bombe që duhen të eksplodonte për disa sekonda. Numërimi i atyre sekondave ka qenë i tmerrshëm, ka pasë edhe momente kur dukeshin qesharake, çuditshme që çfarë bën friga nga njeriu, vetëm se pret të eksplodojë dhe nuk ekziston më. Mirëpo Allhu kishte vendosur ashtu dhe ne mbetëm të gjallë dhe të shëndoshë të nxirremi nga ajo situatë” ka thënë ai.

“Në fillim kam pranuar disa gjëra menjëherë, kur kam lexuar se alkooli është i ndaluar, për mua nuk ka pasë më alkool, kështu ka qenë edhe për gjërat tjera. Nuk kam menduar aspak se çka do të thonë të tjerët, kam vendos të jem i qëndrueshëm në vendimet e mia dhe njëkohsisht që të sqaroj se kurrë më mirë nuk jam ndjerë”.

Sot Igori është i martuar, me gruan Ivona e cila është katolike, për të cilën gjithnjë lutet ta udhëzojë në rrugë të drejtë.

Categories

Archives