Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Serbët shesin toka, e marrin subvencione edhe pse s’kanë toka


Serbët shesin toka, e marrin subvencione edhe pse s’kanë toka


Shumë troje në fshatrat në rrethinë të Prishtinës, pas luftës i kanë blerë shqiptarët. Por, serbët vazhdojnë të marrin subvencione për bujqësi, ndonëse nuk kanë më tokë.

Serbët shesin toka, e marrin subvencione edhe pse s'kanë toka

Këto subvencione ata i marrin nga Qeveria e Serbisë, sepse ata bazohen në të dhënat e vjetra kadastrale, duke mos kërkuar verifikime nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë të Serbisë, mjete stimuluese kanë marrë 4000 familje serbe në Kosovë, në vlerë prej 800 mijë eurove.

Në komunën paralele serbe në Graçanicë thonë se nuk mund ta ndalin këtë dukuri dhe se këta serbë për tokat që nuk i kanë marrin subvencione edhe nga Kosova, raporton Telegraf.

“Zyra e sektorit të bujqësisë dhe drejtoria e Trezorit janë 20 centimetra në distancë, dhe ata njerëz aplikojnë tek unë e edhe tek Trezori i të dhënave kadastrale”, thotë Jelena Stojanovic.

Vetëm në Graçanicë, Serbia paguan 500 mijë euro për subvencione të tilla.kohaislame/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Zbulohet një varrezë masive në Rastavicë të Deçanit

Categories

Archives