Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Serbët plagosin rëndë një shqiptar në Merdar


Serbët plagosin rëndë një shqiptar në Merdar


Rreth orës 21.00 në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Merdar, serbët kanë sulmuar një autobus kosovar, me ç’rast një person është lënduar rëndë. I lënduari është Gëzim Bici. i cili ka është plagosur me thikë në gjoks.

Mësohet se autobusi i Agjenisë “Bici Com”, që kishte si destinacion Austrinë, ishte sulmuar prej dy veturave serbe, të cilat ishin ndalur në mes të rrugës, sapo kishin kaluar kufirin, duke ia pamundësuar kalimin autobusit, raporton Indeksonline.

Pas insistimit të udhëtarëve që të lirohet rruga, njëri nga serbët që ishte në veturë, ishte shtrirë në tokë.

Pas disa minutave kishte ndodhur një përleshje, si pasojë e së cilës ishte plagosur Gëzim Bici, i cili ka marrë plagë me thikë.

Viktima ndodhet aktualisht në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, por plagët e tij janë afër zemrës.

Bashkudhëtarët e tjerë të autobusit janë marrë në pyetje nga policia kufitare serbe.

Autobusi i njëjtë ka vazhduar rrugën për Serbi me destinacion final Austrinë, por pas tij kanë qenë edhe shtatë autobusë të tjer

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit

Categories

Archives