Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sepse jam njeri


Sepse jam njeri


njeri

SEPSE JAM NJERI!

Mund t’i dua të gjithë njerëzit, por nuk mundem t’i detyroj ata të më duan.
Mund të fali dhe harroj, por nuk mundem t’i detyroj të tjerët të mos gabojnë.
Mund të ëndërroj çka të dua dhe kur të dua, por nuk mundem t’i realizoj endërrat e mia pa peripeti dhe kur të dua.
Mund të ngritem në majet e lartësisë, krenarisë dhe famës, por nuk mundem t’i injoroj të lehurat e qenëve mbrapa karavanit.

Mund ta ndaloj veten nga gëzimi dhe hareja, por nuk mund ta ndaloj nga dëshpërimi dhe dhimbja.
Mund të sillem me njerëzit, me çiltërsi, dashuri e sinqeritet, por nuk garantoj se ata do të sillen me mua në të njejtën mënyrë.
Mund të jetoj me zemër të bardhë, por nuk mundem t’i obligoj të tjerët të jetojnë në të njejtën metodë.
Mund ta ndërtoj një botë në fantazinë time dhe t’i fus ata që dua, por nuk mundem t’i fshi nga realiteti ata që nuk i dua, kur të dua.
Ka shumë punë që mund t’i bëj, por ka edhe shumë të tjera që nuk mund t’i bëj.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI
Tags:

Categories

Archives