Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet së zemrës nga Ibn Kajim el Xheuzije


Sëmundjet së zemrës nga Ibn Kajim el Xheuzije


zemra organ

Duke folur për hipokritët, Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Ne zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre” .Bekare10.

Lavdiploti ka thënë edhe:“Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e shejtanit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura”.Haxh 53

Ndërsa ka thënë edhe: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!”. Ahzab: 32.

Allahu, në të vërtetë, i urdhëron të mos flasin me zë shumë të hollë, siç e bëjnë këtë disa gra të tjera, ashtu që tek ai që e ka zemrën të sëmurë të nxitin pasion, dhe të deklarojnë diç të pahijshme, në mënyrë që njeriu i tillë të mos mendojë diç të papëlqyeshme, por të flasin me maturi.

Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta…

Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm melaiket dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundje në zemër dhe mosbesimtarët: Ç’ka dashur të thotëAllahu me këtë shembull?”.Mudethir 31

Allahu, xh.sh., sqaron në çka përkufizohet kuptimi i asaj që ka përcaktuar që numri i melaikeve të angazhuar rreth zjarrit të jetë nëntëmbëdhjetë dhe me këtë rast cek pesë arsye, e ato janë: të sprovohen jobesimtarët dhe kjo t’ua shtojë edhe më shumë mosbesimin dhe devijimin në të cilën ndodhën; që me këtë edhe më shumë t’i bindë ithtarët e Librit, në mënyrë që edhe më fuqishëm të besojnë se kjo është në harmoni me atë që u është shpallur të dërguarve të cilët këta i pasojnë. Ndonëse këta të dërguar nuk janë takuar me Muhamedin alejhi selam qëllimi i krejt kësaj është të paraqiten argumente kundër kokëfortësisë dhe refuzimit të tyre, në mënyrë që ata, për të cilët Allahu do që të jenë të udhëzuar, të shkojnë rrugës së drejtë të besimit.
Njëri ndër shkaqet është edhe ai që besimtarët, duke e besuar dhe duke e pranuar këtë, të besojnë edhe më shumë, të hiqet dyshimi tek ithtarët e Librit me pranimin e vendosur të tij, por edhe te besimtarët me besimin e fortë në këtë.
Këto janë katër shkaqet, pra: të sprovohen jobesimtarët, të binden ithtarët e Librit, besimtarëve t’u shtohet besimi, si dhe të hiqet dyshimi nga besimtarët dhe ithtarët e Librit.
I pesti është që jobesimtarët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje të hutohen dhe që zemra e tyre të bëhet e verbër për kuptimin i cili fshihet në këtë dhe të nxiten të pyesin: “Ç’ka dashurAllahu me këtëshembull?”
Në këtë mënyrë sillen zemrat kur paraqitet e vërteta e shpallur: ndonjë zemër dyshon në të vërtetën, ashtu që fillon ta mohojë e ta refuzojë; në ndonjë zemër e vërteta shton besimin dhe shprehjen e besimit; ndonjë tjetër, ndërkaq, përmes saj bindet fort dhe atë e merr si dëshmi, ndërsa në ndonjë zemër e vërteta shkakton ngathtësi e verbëri, ashtu që ajo nuk e kupton ç’dëshirohet me të.
Nëse bindja e fortë dhe heqja e dyshimit në këtë kontekst kanë të bëjnë me një çështje, atëherë heqja e dyshimit është theksuar si konfirmim i bindjes së fortë dhe si mohim i krejt asaj që, në çfarëdo mënyre, është kundër bindjes së fortë. Nëse, ndërkaq, kanë të bëjnë me dy gjëra, atëherë bindja e fortë ka të bëjë me lajmin e cituar mbi numrin e melaikeve, por edhe si heqje e dyshimit nga tërë ajo që e ka deklaruar i Dërguari alejhi selam. Për këtë lajmërim mund të dihet vetëm nëse i besohet sinqerisht të Dërguarit alejhi selam, në të vërtetë, ai që e beson të Dërguarin alejhi selam nuk mund të dyshojë në të. Me këtë koment kuptimi i citimit të këtij lajmi bëhet i qartë.
Qëllimi i kësaj që u tha më sipër është të paraqitet esenca e sëmundjes së zemrës.
Lavdiploti ka thënë:
“O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët ” Junus: 57.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë dini për Krimea (gadishull në Ukraine) ?

Bëhet fjalë për sëmundjen e paditurisë dhe të mashtrimit, e cila ndodhet në zemër. Padituria është sëmundje për të cilën dituria është ilaç dhe udhëzim, ndërsa mashtrimi është sëmundje ilaçi cilës është njohja. Allahu i Madhëruar të Dërguarin e Vet e ka kursyer nga këto sëmundje. Kështu, Ai thotë:

“Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar!”Nexhm 1-2
I Dërguari alejhi selam, duke i përshkruar halifët që do të vinin pas tij, ka theksuar cilësi që janë në kundërshtim me dy sëmundjet e përmendura. Në të vërtetë, ai ka thënë:
“Duhet ta ndiqni rrugën time dhe rrugën e halifëve të arsyeshëm e besimtarë që do të vijnëpas meje”.Ahmedi,Tirmidhi,Ibn Maxhe.

Lavdiploti fjalët e Veta i ka bërë mësim për të gjithë njerëzit, udhëzim e mëshirë për ata që besojnë tek Ai dhe ilaç të duhur për zemër. Kush kurohet me të shërohet lirohet nga sëmundja; ndërsa kush nuk shërohet me të – ai është si njeriu për të cilin është thënë:

“Kur shërohet nga sëmundja që e kaplon, atëherë mendon se ka shpëtuar, ndërsa ai është i sëmurë nga sëmundja që do ta mbysë.”

Lavdiplori thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje ”. Isra: 82.

Theksimi i parafjalës min, që përdoret në ajet, ka për qëllim ta potencojë gjithëpërfshirjen, që do të thotë se i tërë Kurani është ilaç dhe mëshirë për besimtarët.

Shkeputur nga libri “Kurthet e Shejtanit”
Autor Iben Kajim el-Xheuzije

Tags:

Categories

Archives