Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet që shëron lëngu i aloe vera


Sëmundjet që shëron lëngu i aloe vera


aloe vera vah

Lëngu i aloes është një ilaç natyral shumë i rëndësishëm që del nga bima e aloe veras.

Janë të shumtë njerëzit që pohojnë të mirat e saj të shumta për sa i përket sëmundjeve të tilla si kapslleku, djegiet në stomak, kolesteroli i lartë, diabeti dhe infeksioni i kyçeve.

Nga ana tjetër, duket se ajo ka edhe efektin e lehtësimit të dhimbjeve të brëndshme. Por nëse aloe merret rregullisht, duket se është e dobishme edhe për stimulimin e sistemit imunitar.Gjë e nevojshme në këtë periudhë të vitit dominuar nga gripi sezonal si ftohjet dhe kollitja. Nëse merret në periudhë afat gjatë rrit edhe fuqinë muskulore dhe

përmiresimin e gjëndjes shendetësore, si dhe bukurinë e lëkures dhe të flokëve.

Siç ndodh shpesh, megjithatë kur flitet për ilaçe natyrore, nuk ekzistojnë akoma studime shkencore që dëshmojnë vlefshmërine e tyre, kështu që me siguri lëngu i aloes nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësoje trajtimin mjekësor (si për shembull ai i diabetit. apo kolesteroli i lartë), por me siguri mund të jetë e dobishme si mbështetje plotësuese, ose si formë e parandalimit në një regjimi të stilit të jetës së shëndetshme. Kërkimet shkencore të bëra deri me tani janë vetëm paraprake, akoma nuk janë mbështetur nga testimet klinike tek njeriu.

Disa teste laboratorike mbi qelizat humane, kanë identifikuar në lengun e aloe veras, një substance e aftë përtë rritur aktivitetin e NF-kappa B (një kompleks i proteinave që ka treguar se ka nje rol kyç në proçeset imunologjike). E njohur si aloeride, kjo substance është klasifikuar si një polisakaride (një lloj karbohidrati).

Së fundi, përtë dalluar lëngun e aloes nga xheli aloe vera (zakonisht përdoret për aplikime aktuale si, në rastin e djegies nga dielli). Ku mund t’a gjeni? Me siguri në farmaci, por edhe në dyqanet dhe supermarketët ushqimore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaji i lajthisë
Tags:

Categories

Archives