Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet që shëron agjërimi


Sëmundjet që shëron agjërimi


 

Agjërimi është një adhurim i veçantë tek Allahu i Lartësuar. Ai është një prej detyrimeve me të cilat nuk u veçua vetëm ymeti musliman, por Allahu ia detyroi atë edhe popujve të tjerë para nesh e kjo tregon rëndësinë e tij. Shkenca e sotme ka zbuluar që agjërimi forcon sistemin imunitar tek agjëruesi për t’i bërë ballë shumë sëmundjeve. Faqja jonë mjekësore në këtë numër flet për rolin e agjërimit në shërimin e shumë sëmundjeve, të paraqitura nëpërmjet eksperimenteve reale.

Operacioni
Agjërimi kryen funksionin e kirurgut duke eliminuar qelizat e shkatërruara e të dobta prej trupit. Uria, që shoqëron agjërimin, vë në lëvizje aparatet e brendshme të trupit duke konsumuar qelizat e dobta për të përballur këtë uri, kështu që trupit i jepet rasti i volitshëm të rikthejë gjallërinë dhe aktivitetin e tij. Gjithashtu agjërimi është mbrojtje për trupin prej shumë tepricave të dëmshme si për shembull: gurët, shtesat e mishit, gjendrat dhjamore, madje edhe vetë plagët në fillimin e formimit të tyre.

Sëmundjet e lëkurës
Agjërimi është i dobishëm në kurimin e sëmundjeve të lëkurës, pasi ai pakëson përqindjen e ujit në gjak. Pakësimi i tij në lëkurë sjell:
– forcimin e imunitetit të lëkurës dhe rezistimin ndaj mikrobeve dhe sëmundjeve epidemike;
– pakësimin e sëmundjeve të lëkurës të cilat përhapen në sipërfaqe të mëdha të trupit;
– pakësimin e sëmundjeve alergjike duke i vënë kufi problemeve të lëkurës së yndyrtë;
– me agjërimin pakësohen sekrecionet helmuese të zorrëve dhe zvogëlohet përqindja e thartimit që shkakton puçrra të vazhdueshme.

Dhimbjet e nyjeve
Kjo është një sëmundje shumë e përhapur, sidomos në moshat prej 30-50 vjeç. Problemi i vërtetë është se mjekësia e sotme ende nuk ka arritur në ndonjë mjekim. Eksperimentet praktike në Rusi kanë vërtetuar, se agjërimi gjatë tre javëve të njëpasnjëshme ndihmon trupin që të shkarkojë mbeturinat dhe lëndët helmuese, të cilat janë shkaktare të kësaj sëmundjeje. Këto eksperimente janë bërë mbi një grup të sëmurësh dhe rezultatët kanë qenë të kënaqëshme.

Trompoza
Agjërimi ka ndikim të madh në mbrojtjen prej trompozës së zemrës dhe trurit. Shumë studiues shkencorë e mjekësorë kanë vërtetuar që agjërimi zvogëlon përqindjen e yndyrnave në trup, duke zvogëluar kështu kolesterolin. Kjo lëndë ngjitet në muret e damarëve duke sjellë rritjen e përqindjes së tij dhe rritjen e yndyrnave në trup, si rrjedhim çon në ngrirjen e damarëve duke shkaktuar edhe hollimin e damarëve të zemrës dhe trurit.

Diabeti
Agjërimi është një rast i mirë për të zvogëluar përqindjen e sheqerit në gjak në pikën më të ulët të tij. Ai i jep gjëndrave të pankreasit një rast të mirë për pushim, sepse detyra e tij është të prodhojë insulinë, e cila e shndërron sheqerin në yndyrna që depozitohen në inde. Kur ushqimi e kalon masën e insulinës së sekretuar, pankreasi lodhet dhe si rrjedhojë e ndërpret aktivitetin e tij, kështu sheqeri grumbullohet në gjak duke rritur përqindjen e tij gradualisht, derisa shfaqen simptomat e sëmundjes. Për këtë arsye, klinikat e ndryshme kuruese, në tërë botën, praktikuan agjërimin si metodë kurimi për të sëmurët me diabet, në periudha të ndryshme kohe, në varësi të gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo metodë ka patur rezultate dhe sukses të kënaqshëm pa përdorur ilaçe të tjera.

Sëmundja e mbretërve
Ndryshe quhet edhe “përdhesi” i cili krijohet nga ngrënia e tepërt, sidomos e mishit. Shkaku është defekti që ndodh në grumbullimin e proteinave të gjendura në mishra, sidomos në mishin e kuq, gjë që çon në grumbullimin e acidit të urinës, sidomos në nyjen e gishtit të madh të këmbës. Gjatë prekjes së nyjes me këtë sëmundje ajo ënjtet dhe skuqet duke u shoqëruar me dhimbje të mëdha. Ndoshta masa e kripërave në urinë mund të rritet e pastaj të grumbullohet në veshka duke formuar gurë. Pakësimi i masës së ushqimit është kurimi kryesor i kësaj sëmundjeje shumë të përhapur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” (El Fatiha, 4)

Infeksionet
Dobia e agjërimit shfaqet në mënyrë të hapur tek të sëmurët me infeksionet periodike të tretjes e në krye të tyre janë: infeksioni peridik i stomakut, vështirësia e tretjes dhe trazimi i zorrëve. Agjërimi i jep këtyre organeve mundësinë e pushimit për mëse një muaj. Gjithashtu ai ka ndikim të madh edhe në kurimin e tyre, madje edhe të sëmurët me kollonë përfitojnë shumë prej agjërimit. Te të sëmurët me alergji, agjërimi dhe racionalizimi i ushqimit ndihmojnë të largohen shumë sëmundje alergjike. Pushimi i aparatit tretës është i domosdoshëm për të shëruar shpejt disa sëmundje.

Sëmundjet e zemrës
Agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës, pasi 10% e gjakut të pompuar nga zemra shkon në aparatin tretës gjatë proçesit të tretjes. Kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse nuk kemi proçes tretjeje gjatë ditës. Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës.
Në një studim të paraqitur në konferencën e sëmundjeve të zemrës në Arabinë Saudite në shkurt të 1998, janë eksperimentuar mbi 86 të sëmurë me sëmundje të ndryshme të zemrës si psh, damarët apo valvulat e zemrës, 86 % e tyre arritën të agjëronin tërë muajin e Ramazanit dhe vetëm 10 % e tyre u detyruan ta ndërprisnin atë disa ditë dhe në përfundimin e muajit 78 % e tyre ndienë përmirësim të gjendjes shëndetësore, kurse 11 % e tyre ndienë të shtoheshin simptomat nga të cilat ankoheshin. Agjërimi ndihmon në kurimin e tensionit të lartë të gjakut, sepse ulja e peshës që shoqëron agjërimin, ul gjithashtu edhe tensionin e gjakut në mënyrë të dukshme, si edhe lëvizjet fizike në namazin e teravisë ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. D. Shahid Et’har në një hulumtim të botuar në revistën amerikane “Jirir” përcakton se personi gjatë namazit të teravisë konsumon 200 kalori. Kështu, nëse agjëruesi i përmbahet një ushqimi normal, duke evituar teprimin në yndyrna dhe sheqerna, do të gjejë tek Ramazani mbrojtje për zemrën e tij dhe kurim për sëmundjen e saj.

Dhjamosja
Agjërimi, pa e tepruar, është mjeku më i aftë dhe më i lirë. Ai çon në uljen e peshës, me kusht që ta shoqërojë normaliteti në sasinë e ushqimit në kohën e iftarit dhe njeriu të mos e fryjë stomakun me ushqim e lëngje pas agjërimit. Vetë profeti (a.s) e fillonte iftarin me disa kokrra hurma ose me pak ujë e pastaj ngrihej dhe falte namazin e akshamit. Kjo është tradita dhe metoda më e mirë për atë që agjëron, që ndërpritet nga ushqimi e lëngjet për orë të tëra. Sheqeri i gjendur në hurma i sjell njeriut ndjesi ngopjeje, pasi gjaku atë e thith shumë shpejt e në të njëjtën kohë i jep trupit energjinë e nevojshme për të vazhduar aktivitetin e mëtejshëm. Por nëse e fillon ngrënien pas një urie të gjatë duke ngrënë mish e bukë, atëherë tërë këto ushqime duan një kohë të gjatë të treten e një pjesë e tyre të shndërrohet në sheqerna e si rrjedhim njeriu ndien ngopje. Kështu njeriu vazhdon të mbushë stomakun e tij mbi masë, duke menduar se ai akoma është i uritur. Rrjedhimisht agjërimi e ka humbur specifikën e tij në sjelljen e shëndetit dhe elegancës, duke u kthyer në fatkeqësi për njeriun, sepse i shtohet më tepër shëndeti dhe dhjami. Këtë gjë nuk e do Allahu për robërit e tij, kur ka vënë detyrim agjërimin e Ramazanit.xhamiambret/

Categories

Archives