Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet kërcënuese në Maqedoni


Sëmundjet kërcënuese në Maqedoni


Rreth 80 për qind e personave vitin e kaluar kanë vdekur për shkaqe të sëmundjeve kardiovaskulare apo sëmundjeve të frymëmarrjes në Maqedoni.

 

semundjet kercenuese

Sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes, kanceri dhe diabeti janë sëmundjet më të shpeshta që po rrisin vdekshmërinë në Maqedoni.

Sipas një studimi të Forumit Ekonomik Botëror, vitin e kaluar mbi 78 për qind e personave kanë ndërruar jetë si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Mbi 30 për qind nga të vdekurit janë nën moshën 60 vjeç.

Sipas FEB, këto katër sëmundje janë kërcënimi më i madh për zhvillimin ekonomik.

Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë 59,2 për qind të rasteve të vdekjes, ndërsa kanceri rreth 18 për qind.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhen përpjekje maksimale për të ndërhyrë në zbutjen e përhapjes së këtyre sëmundjeve.

Ndërsa, shqetësimi më i madh është për rritjen e numrit të të rinjve që ndërrojnë jetë si pasojë e këtyre sëmundjeve. (INA)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Priftërinjve të Maqedonisë ju ndalohet Facebooki

Categories

Archives