Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet depresive

Sëmundjet depresive

mental-illness-artPara së gjithash, disa nga ju do ta shohin të habitshme por ka një numër muslimanësh të cilët nuk e kuptojnë faktin që muslimanët mund të sëmuren fizikisht nga sëmundje depresive ose të vuajnë nga probleme mendore. Pse ndodh kjo? Unë nuk e di, por kjo ka mundësi të ketë të bëjë me tabu të mëdhaja kulturore dhe gjithashtu ndoshta nga fakti që njerëzit nuk e kuptojnë pse dikush i cili e beson Allahun dhe të dërguarin e Tij mund të bjerë në depresion në këtë dynja.

Kështu depresioni dhe sëmundjet mendore janë një problem i vërtetë në komunitetet tona dhe ka shumë mënyra sesi t’i trajtojmë ato.

Në islam, ne kemi disa njohuri mbi sëmundjen dhe gjendjet e sëmundjes. Ne mund t’i ndajmë sëmundjet në disa kategori të gjëra të cilat tregojnë trajtimin e shumëllojshëm të mundësive.

Sëmundjet e zemrës

Lloji i parë i sëmundjes është më vdekjeprurësi; sëmundjet e zemrës. Kur zemra sëmuret dhe këtu ne e nënkuptojmë atë shpirtërisht si e kundërt ndaj problemit miokardial fizik, atëhere jo vetëm feja e personit kërcënohet por i gjithë trupi mund të vuajë fizikisht. Si ndodh kjo? Kjo është nga çështjet e ghaibit – por ndodh.

Ne e dimë që Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, na ka paralajmëruar që nëse zemra dëmtohet, atëhere i tërë trupi dëmtohet. Kjo është fizike. Ai, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, na ka informuar që zemra është një burim i takuas (frikës ndaj Zotit), çelësi ynë në Parajsë. Kjo është shpirtërore. Ibrahimi, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, na ka informuar ne në Kur’an që hyrja ne Parajsë do të bazohet tek gjendja e zemrës, pra nëse ajo është e shëndoshë dhe e mirë. Kështu, shëndeti dhe kushtet e zemrës janë absolutisht vitale, mbajtja e saj gjallë duke e përkujtuar Allahun përmes dhiarit dhe veprave të mira dhe mbrojtja e saj nga të këqijat e mos bindjes ndaj Allahut ashtu si edhe zilisë, gënjeshtrës, xhelozisë, pangopshmërisë , epshit dhe kështu me rrallë.

Kështu si rezultat trajtimi për zemrën e sëmurë bëhet e njohur – për ta mbajtur atë lart në iman dhe për ta mbrojtur atë nga vdekja në gjynah dhe mosbesim. Doktorët e saj janë ulematë – dhe kjo është pse profesioni më i madh është ai në shërbim të Zotit duke shpëtuar jetët e njerëzve – jetët e atyre të vërteta, e cila është gjendja e tyre e islamit.

Sëmundjet fizike

Lloji i dytë i sëmundjeve është ai i kushteve fizike të tilla si problemet kardiovaskulare, dhimbjet e kockave, ç’rregullimet gastro-intestinale etj…Këto shprehen në një varietet mënyrash të ndryshme disa prej të cilave ne po mësojmë nga dita në ditë aq shumë sa përparojmë në këtë fushë.

Ato kanë një varietet shkaqesh, disa janë përmendur në sunnet dhe të tjerat që ne i kemi zbuluar përmes teknologjisë. Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, tregoj problemin e mutacionit gjenetik dhe gjithashtu shumë kushte ndodhin për fajin tonë, zakonisht nga pakujdesia dhe pangopshmëria. Në një transmetim akoma të dobët, është thënë që Profetit salallahu alejhis ua selam i është dhuruar një doktor personal nga sundimtari Kaukas i cili u refuzua me thënien e mëposhtme: “Ne nuk kemi nevojë për një doktor. Ne nuk hamë aq shumë”.

Me të vërtetë, çdo ditë bëhet më e qartë që rruga sesi në i trajtojmë trupat tonë përsa i përket dietës, ushtrimit dhe ngrënies së helmeve të ndryshme që ne i kemi krijuar të tilla si akooli, drogat, duhani dhe ndotja është duke provuar se është shkaku kryesorë për sëmundjet e tona të ndryshme dhe kushtet mendore prej të cilave vuajmë.

Shkaku i tretë kryesorë është i qartë nga Kur’ani dhe Sunneti, veçanërisht me shembullin e Profetit Ejub, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, i cili u sëmurë me një sëmundje që nuk ishte as gjenetike ose e vetë shkaktuar por ishte një test nga Krijuesi i Tij në mënyrë që t’ia ngrinte statusin e tij – kjo pa dyshim ekziston në botën e sotme me Allahun e lartmadhëruar i cili sprovon mijëra njerëz me sëmundje që ata nuk ka asnjë farë kontrolli në marrjen (e sëmundjes) por do t’i jepet më tepër kontroll përsa i përket konsekuencave, qoftë në këtë botë dhe qoftë në tjetrën; sepse me të vërtetë, nuk ka sëmundje përveçse që një kurë të jetë caktuar për të.

Trajtimi i të gjitha këtyre kushteve janë kryesisht në duart e doktorëve – ata do të përdorin ilaçe “mjekësore” në formë hapash dhe teknikash për të kuruar dhe për të ngritur shumë prej asaj që është përmendur dhe kjo përfshin këtu edhe disa ilaçe të komplikuara që trajtojnë sëmundjen mendore dhe gjithashtu depresionin klinik, shpesh me rezultate të shkëlqyeshme.

Megjithatë këtu, ne kemi kalimin e parë, sepse “doktorët popullorë (për hir të muhabetit), kanë treguar dobi të mëdha. Këtu, “popullore” i referohet përdorimit të ilaçeve jo të komplikuara por përdorimit të ixhamës, bimëve medicinale dhe mjekësinë “alternative” , etj…

Si kjo, i njëjti grup ose disa të tjerë do të përdorin gjithashtu rukian – një lloj “shërim besimi” – që përdor Kur’anin dhe Lutjet e Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, për t’i kuruar njerëzit madje edhe me probleme fizike të tilla si artriti ose probleme zemre. Rakiu i stërvitur (shëruesi fetarë i cili ndjek metodën profetike të saktë) do të jetë eksperti këtu duke vendosur çfarë është e mundshme dhe çfarë nuk është. Sunneti është plotë me shembuj të tillë dhe madje edhe sot, ne si mysliman profesional të shëndetit gjithmonë do të përdorim këto metoda me nivele të ndryshme
në sukses, të ngjashme ose ndoshta më pak sesa ata që përdorin trajtimin “mjekësorë”.

Gjithashtu, duaja direkte, Allahut nuk duhet të harrohet kurrë sa më shpesh gjatë procedurave të mjekimit. Allahu i lartmadhëruar është Ai i cili e krijon sëmundje dhe Ai mund ta heq – nuk është i lidhur pas parimeve mjekësore dhe tradicionale siç i kuptojmë ne ato dhe Fuqia e Tij tejkalon mendjet tona të kufizuara dhe logjikën tonë të të perceptuarit.

Pra, ne shohim në këtë grupin e dytë të sëmundjes plane të gjëra dhe shumë praktikues të përfshirë.

Sëmundjet e “jashtëzakonshme”

Lloji i fundit i sëmundjes në përgjithësi duke folur mund të shihet si një lloj i jashtëzakonshë m, këto përfshijnë të sëmurët me “Syrin e keq”, nga magjia e zezë dhe më të vërtetë shkelja e xhindeve.

Këto gjendje trajtohet nga një Raki i cili është i njohur në këtë fushë, shpesh nga eksperienca më shumë sesa mbikëqyrja formale, dhe i cili do të njihet nga devotshmëria e tij dhe dituria për kundër rezultateve të tija, “diagnozat” dhe fama jo si shumë sharlatan, “Pirs” dhe “Shërues fetarë” që njihen sot.

Kjo është një pikëpamje shumë e përgjithshme dhe e shkurtër e sëmundjes siç ne e kuptojmë atë.

Diagnozat dhe trajtimi

Përsa i përket detajeve nëse një person që vuan nga depresioni ose një sëmundje mendore ju afrohet që ka të tilla simptoma të ndryshme që mund ta mjegullojnë ndonjërin nëse mund të ketë magji ose xhind, atëhere unë përdorë një sistem të thjeshtë diagnostikimi.

Diagnozat duhet gjithmonë të fillojnë me të dukshmet: shumë muslimanë duhet të fillojnë ta kuptojnë që sunneti kur implementohet në tërësinë e tij si një mbrojte kundër shumë prej atyre që ne i quajmë çështje mendore. Sunneti këtu i referohet obligimit për të kërkuar diturinë dhe për të përdorur lutjet kundër forcave të jashtme.

Për shembull, Shejtani dhe mbështetësit nga vëllezërit e tij xhind (si një specie) dëshirojnë të pëshpëritin dhe të sugjerojnë të dobëtit që nuk di më shumë. Këtu, ilmi (dituria) është obligatore sepse jo vetëm që do të njoh me armikun tuaj dhe t’ju përgatis për të por ju mund ta përzini fizikisht siç është rasti me recitimin e ajetit kursij kur fleni si është përmendur në hadithin e famshëm.

E ngjashme, duke studiuar diturinë hyjnore ju jep fuqi për të kuptuar skenarin i cili mund të çojë në problemin e vesveseve (pëshpëritjes së dyshimeve) siç është fakti që siguria kurrë nuk mund të përmbyset nga dyshimi dhe të tjera maksima ligjore të rëndësishme.

E ngjashme, është dituria që krijon siguri që të mos dëmtoni të tjerët duke i dëmtuar me syrin duke thënë “mashallah tebarakallah” kur shikoni ose dëgjoni që një e mirë i ka ardhur vëllait tuaj ose motra tuaj do t’i mbrojë të gjithë dhe me të vërtetë ta shtojë mirësitë. Është e mundshme që pjesa më e madhe e aspekteve të kësaj megjithëse nuk janë dituri e obligueshme e akides që fut një të kuptuar të Kaderit – përcaktimit hyjnorë – i cili pandryshueshmë risht i shton perspektivën dhe kuptimin e një situate të vështirë dhe konfuze. I armatosur më këtë, do të kuptojë që personi i cili kalon përmes sprovave dhe trishtimeve do të shpërblehet në jetën tjetër. Ndërsa disa gjëra janë bërë për të ndodhur në një mënyrë që s’mund të kuptohen menjëherë që s’mund të bësh asgjë dhe pra të stresohesh apo “depresohesh” për të. Me të vërtetë Allahu thotë:

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert”. [Sura Ali Imran:139]

Përsa i përket sunnetit në një sens të përgjithshëm, atëhere si mundet që të mbrohemi nga dynjaja dhe të gjithë streset e saja kur nuk e kane zemrën të qetësuar me dhiarin (përmendjen) e Allahut? Si mund ti iket streseve dhe shtypjes së dynjasë kur kur nuk ka asgjë tjetër por vetëm dynja në zemër dhe mendje? Sa prej atyre të cilët thonë që vuajnë nga problemet mendore aktualisht jetojnë një jetë islame në çdo sens të mundshëm?

Kështu, për t’i kombinuar të gjitha shkencat e sunnetit dhe për të praktikuar islamin tërësisht dhe të plotë në të gjitha sferat e jetës ashtu siç duhet bërë , kjo është zgjidhja primare dhe trajtimi në maxhorancën e rasteve të atyre njerëzve të cilët dalin me sëmundje “depresive”.

Gjëja tjetër që ne bëjmë si klinistë gjithmonë na kujton ne është ta kontestualizojmë problemin shpesh, devijimi jonë nga “normaliteti” është një perceptim falsë që nuk qëndron ndaj vështrimit të thellë. Depresioni tek ndonjë person është një ditë normale për një person tjetër. Stresi tek ndonjë person është sfida e një personi tjetër. “Zërat në kokën” e ndonjërit janë shejtani i tjetrit që përpiqet të hyjë brenda aty ku mund të futet.

Nëse me të vërtetë ka një shenjë e qartë sëmundjeje megjithatë, ne do të kalojmë për t’ju referuar tek doktorët dhe kjo është diçka që ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse ka disa doktorë që shkojnë menjëherë në ilaçe serioze kur në fakt një konsultim i mirë do të ishte po aq i vlefshëm.

Ashtu siç njihet në farmaci, shumë herë një pacient e lë një operacion me një recetë për ilaçe anti depresuese për sëmundjen e tyre e vetëm për të parë profilin e efekteve anësore të hapit të tij të ri dhe menjëherë vendosin që ata nuk janë të depresuar pas së gjithash. Natyrisht, doktori nuk do të informohet për këtë ndryshim të zemrës, ashtu sic nuk do të informohet kur farmacia merr mbrapa tërësisht paketat e ilaçeve të pa përdorura pasi pacientët të kenë sukses për t’i trajtuar me rrethanat e veta.

Vështirësia në trajtimin e rrethanave personale është provuar të jetë shkaku madhorë i rasteve me depresion që prezantohen në komunitetet tona sot nga muslimanët tonë (pjesa më e madhe femra). Presionet familjare, shtypja e vjehrëve , martesat e detyruara ose rregulluara, burrat abuziv, barrierat e gjuhës, mëshira e keqvendosur dhe një burim i tërë fitnesh shtëpiake, ne duhet të jemi falënderues që jo çdo depresion përfundon në vetëvrasje pasi ne e
kuptojmë çfarë gratë tona janë të detyruara të kalojnë çdo ditë.

Si zakonisht pastaj ne jemi duke provuar që jemi armiqtë e vetvetes, kushtet tona nuk do të ndryshojnë përderisa nuk ndryshojmë vetë rrënjën e shkaqeve prapa atyre.

Së fundmi, mua mund të më prezantohet një person i cili qartësisht nuk i ka sjelljet jokarakteriste që janë më lartë dhe unë ose do tija referoi një doktori të kualifikuar ose direkt tek një nga vëllezërit e pakët që janë të besueshëm në fushën e prishjes së magjisë ose kapjes nga xhindët. Ajo do të zgjasë vetëm disa minuta për të përkufizuar nëse problemi ka nevojë për ndërhyrje mjekësore ose jo, dhe kjo pastaj i jep fund procedurës së diagnostikimit që duhet të ndërmerret kur prezantohen njerëz që ankohen për të tilla probleme.

Unë kam folur këtu vetëm në përgjithësi dhe pastaj duke i shtuar një perspektivë personale nga eksperiencat e mija. Kjo është e dukshme që nuk është gjithëpërfshirë se por vetëm është lidhur së bashku në një mënyrë të shpejt për t’ju shtuar perspektivës së atyre të cilët ose besojnë që vuajnë nga të tilla sëmundje ose të tjerët që njohin ndonjë person që ka nevojë për disa këshilla të thjeshta.

Dhe Allahu e di më së miri.

Përktheu Ardit Kraja

Categories

Archives