Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundja sipas Islamit

Sëmundja sipas Islamit
kurani
Njeriu kalon mbi shumë faza të jetës. Ai përjeton lumturi, ai përjeton kënaqësi, ai përjeton gëzime. Por vie shpesh edhe ana tjetër e jetës sonë. Disa e numërojnë ana e zezë e jetës. Por në të vërtetë nuk është ana e zezë e jetës. Ajo është pjesë e jetës, e gjitha shkon bashk e mira dhe e keqja. Shëndeti dhe sëmundja, pasuria dhe varfëria, lumturia dhe hidhërimi,të gjitha këto shkojnë bashk.
Njeriu nuk do ta dinte lezetin e shëndetit, sikur mos ta kishte shijuar sëmundjen. E momentet që i kalon me sëmundje, ia kujtojnë momentet kur ai ka qenë i shëndoshë, pa sëmundje. Atëherë ai din për vlerën dhe rehatinë që ka pasur. Andaj do flasim për sëmundjen dhe ajo që ne sprovohemi.

Allahu thotë në Kur’an : (Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë).

Je musliman, je krijesë e Allahut, duhet të mendosh se pas shëndetit që të dha Allahu vijnë ditët kur ke për të shijuar sëmundjen. Sëmundje e cila vjen prej vetvetes sate.

Ku thuhet në Kur’an : ( Dhe kur të sëmurem Ai më shëron).

Pra atëherë kur unë nuk kujdesem sa duhet për vetveten time, për shëndetin tim, atëherë kur unë e teproj me diçka, e në anën tjetër e lë trupin tim mangut me diçka tjetër, vie në shprehje sëmundja. Pra unë kam qenë ai që kam sjell sëmundjen. Pra unë o Allah nuk kam ditur se si të ruhem, e tash pasi që kjo më ka ndodhur o Allah prej Teje tash kërkoj shërimin. E këto fjalë na i përcolli Allahu në Kur’an, dua – lutje që i bëri vet Ibrahimi alejhi selam

Asgjë nuk ndodh në këtë botë pa ndonjë arsye që ka caktuar Allahu azevexhel i Plotfuqishmi na sprovon me shumë gjëra, e me te vie edhe sprova e sëmundjes. Edhe vet Pejgamberi alejhi selam ka përjetuar në jetën e tij lloj-lloj sëmundje, ashtu edhe shokët e tij, ashtu edhe pejgamberët më herët kanë përjetuar ndjenjën e dhimbjes në trup.
Me këtë, pra edhe ne nuk i shpëtojmë dot sëmundjes. Ajo është pjesë e jetës sonë. Nuk ndodh kijameti se je sëmurë pak, apo të ka nzan ndonjë grip. Me fillue me u çudit : po kurrë bre unë skom marrë injekcion, ja u prish kjo dunja!!. D.m.th. kjo dunja ishte mirë sa ke ti i shëndoshë, e në momentin që u sëmure, dunjaja u prish.
Jo, jo, e njejta dunja ka qenë gjithnjë, por ama mos u bën aq i dobët sa që në sprovën e parë në dunja të biesh. Pejgamberi alejhi selam në një hadith ka thënë : (Shembulli i besimtarit është sikur shembulli i të mbjellurave herë lakohet në një anë e herë në një anë tjetër, ndërsa shembulli i munafikut është sikur shembulli i bimës së orizit, fryma e parë e shkul).

Muslimani e kupton se sëmundjet vijnë e shkojnë, nuk d.m.th. se prej çdo sëmundjes ke me vdek. Jo për ty është pregadit vetëm një vdekje, edhe ate e din vetëm Allahu se qysh. Kurse munafiku në sëmundjen e parë që i bjen çon në këmbë shpi e mahall, jam lig, jam sëmurë.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë : (Allahu kur e don një popull,e sprovon. Ata që kënaqen me ate që i ka ndodh, edhe Allahu është i kënaqur me ta. Ndërsa ata që hidhërohen me ate që i ka godit, edhe Allahu hidhërohet me ta).

Ka dasht Allahu me sprovue një familje me një sëmundje, duhet të bëjnë sabër. Sepse Allahu po sprovon mbështetjen tuaj, e jo fuqinë tuaj. Sepse me Allahun askush nuk mund të krahasohet e as të ushtyhet. Por Allahu ka caktuar ajo sëmundje të ju ndodh, edhe Allahu kur të dojë sigurisht ka për tju larguar ate.

Pejgamberi alejhi selam thoshte mixhës së tij Abasit : (O mixha Im Abas, lutju Allahut për falje mëkatesh dhe shërim). Pra sëmundja ka anën e vet pozitive, ajo është falja e mëkateve. Sëmundja shlyen gjynahet tona. Çdo moment i kaluar me sëmundje e duke ia bashkangjitur asaj sabrin dhe mbështetjen në Allah, e bën që gjynahet tona të grumbulluara të shlyhen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qielli?

E Pejgamberi alejhi selam ka thënë : (Çdo sëmundje që godet muslimanin, e bën që ti shlyen gjynahet, saqë edhe therra që e therron i shlyen gjynahe).

O ti musliman mos pretendo vetëm shëndet, se vetëm shëndet nuk shkon në këtë dunja. O ju musliman shiqone vetveten tuaj, secili që jeni këtu mendoni se vetëm sëmundja ime është më e rënda. Si kjo e imja ska askush. Jo vallahi. Asnjëri prej nesh nuk jemi që nuk vuajmë prej ndonjë sëmundje, apo që kemi vuajtur, apo që edhe do të vuajmë, por më së miri është që të dorëzohemi në caktimin e Allahut, të kërkojmë prej Allahut sevapin që na godit ajo sëmundje dhe të kërkojmë shërimin prej saj.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë : (Mjekohuni o robër të Allahut, sepse Allahu azevexhel për çdo sëmundje ka bë ilaç, përveç vdekjes).
E një gjë tjetër po na shfaqet tash në këtë temën tonë, tash ne po frikohemi prej sëmundjes apo prej vdekjes. Unë e di që të gjithë do të thoni se nuk frikohemi prej vdekjes. Në të vërtetë është e kundërta. Ti vërtetë thua : po hoxho njeri njëherë bre vdes. Po ashtu është, po, ti je duke u frikësuar prej vdekjes, e jo prej sëmundjes. Nuk po e thua me gojë ate që e ke fsheh brenda në gjoksin tënd.
Ti nëse nuk frikësohesh prej vdekjes, atëherë pse me çdo kusht mundohesh ti fajësosh të tjerët për sëmundjen tënde. Jo, ti je duke u frikësuar prej vdekjes, e jo prej sëmundjes.
E për sëmundjen ne thamë, se jo prej çdo sëmundjes njeriu vdes. Njeriu ka vetëm një vdekje.

( Ebu Dardai ka thënë : i dua tri gjëra që njerëzit i urrejnë : e dua varfërinë, sepse i nënshtrohem më lehtë Zotit tim. E dua sëmundjen, sepse aty ka shlyerje të gjynaheve të mia. E dua vdekjen sepse pas saj pason takimi me Allahun tim).

Këta ishin sahabet e Pejgamberit alejhi selam që e donin vdekjen më shumë se sa jetën. Andaj Allahu ua dha në dorë dunjan edhe pse ata nuk e donin. Kurse me ne po ndodh e kundërta, ne po e dojmë dunjan, e jo vdekjen, e pastaj jemi bërë argat të të tjerëve që janë shumë më të zotë në menaxhimin e jetës së dunjas, jobesimtarëve. Kurse dashuria e muslimanëve të sotit ndaj dunjas, ka bërë që të jemi sot në kët gjendje.
Ndërsa Pejgamberi alejhi selam, në lidhje me vlerën e sëmundjes ka thënë : (Ditën e kijametit kur të sprovuarit me sëmundjet në dunja marrin sevapin e tyre, njerëzit që kanë qenë të shëndoshë pa sëmundje, do të dëshironin që lëkurët e tyre të rrjepeshin me krehër të hekurt). Pra gjithë atë ditë vërehet se kush është dhe çka është. Por prej kësaj dunjaje marrim mësim me ate që mund të na ndodh me sëmundjen.

Imran bin Husajn ishte i sëmurë 40 vite natën në syfyr vinin melaiket dhe përshëndeteshin me te.
40 vite ka duruar sëmundjen që i kishte dhënë Allahut. Ndërsa Ejubit alejhi selam i than lute Zotin sepse se 18 vite je sëmurë, tha : jo derisa të bëhen 50 vjet sa isha i shëndoshë.
18 vite i shtrirë në krevat, nuk i lutej Allahut, sepse i kishte shijuar 50 vite i shëndoshë, e në momentin kur do të barazoheshin sëmundja me shëndetin, do ti lutej Allahut për shërim. Po i bënte sabër sëmundjes.
Disave me i kap një koll i vogël krejt mahallën e shtin me ardh me e pa. Qe krejt ishin për vizit xhemati i xhamisë edhe hoxha hala skanë qenë. Çfarë sabri është ky!! Çfarë durimi është ky!!
El-Vezir bin Hubejre tregohet se njëri sy iu kishte verbuar, pra nuk shihte fare me, ai thotë : për 40 vjet që e kam humb këtë sy, vallahi as gruaja ime nuk e din se e kam humb këtë sy.
Ky është sabër, ky është pëlqim i kaderit të Allahut.

Hoxhë Sevdail Jakupi
Tags:

Categories

Archives