Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundja e quajtur frikë

Sëmundja e quajtur frikë

Sëmundja e quajtur frikë
Ekzistojnë shumë lloj frike që janë ekstreme
dhe që madje mund të quhen sëmundje.
Këtu nuk po flasim për frikën ndaj Allahut
por, reth frikës si ndjenjë dhe emocion, kur
ajo bëhet e pakontrollueshme. Në këtë artikull
do të përqëndrohemi ne dy lloj frikash
nevrotike; ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative,
nga gjërat dhe në situata ku s’duhet.
sh.p.)
Ndrojtja
Ndrojtja është rezultat i mungesës së besimit
në vetvete. Ajo shfaqet si ndjenjë konfuzioni
dhe gjendje nervoze kur dikush përballet
me njerëz të ngritur ose jo të familjes.
Kur një person vuan nga kjo ndjenjë, atij i
mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur dëshiron
të thotë diçka, ai thotë gjëra të tjera që si ka
për qëllim.
Dhehebiu, në veprën e tij madhështore të
titulluar Sijer Ealami en-Nubela (Biografitë e
personaliteteve fisnike), përmend historinë e
famshme të një personi që u takua me një
kryeminstër. Një ditë Ibën Xhasasi shkoi të
vizitonte kryeminstrin Ibën Furat, me vete
kishte marrë një sasi kamfuri. (Lëndë kimike
që nxirret nga një lloj druri si dafinë, përdoret
kryesisht në mjekësi si nxitës i sistemit
nervor. sh.p.)
Në momentin që iu afrua kryeminstrit i
erdhi për të pështyrë, dhe mendoi që ti jap
atij kamfurin e pastaj të pështyjë në lumin
Tigër. Por, kur u ndodh përballë i pështyu
atij në fytyrë ndërsa kamfurin e hodhi në
lumë. Kryeministri mbeti i befasuar ndërsa
Ibën Xhasasi shumë i frikësuar dhe i hutuar
tha pa dashje: “Betohem për Allahun e Madhëruar
se gabova pa dashje. Unë pata për
qëllim t’ju pështyj ju në fytyrë dhe të hedh
kamfurin në lumë”. Kryeministri iu përgjigjë:
“Po pikërisht këtë bëre, injorant!”. Për
shkak të ndrojtjes Ibën Xhasasi u ngatërua
si në veprimet ashtu dhe në fjalët e tij.
Një situatë e tillë nuk ndodh shpesh ndoshta
por, megjithatë ka shumë probleme të
përgjithshme që mund t’i ndodhin çdokujt
për shkak të ndrojtjes. Ndrojtja mund të jetë
shkak që një nxënës mos të marrë pjesë në
mësim. Megjithëse e di përgjigjen e një pyetjeje
bërë nga profesori, ai nuk mund të marrë
guximin që ta thotë atë me zë të lartë.
Kur ky nxënës ka problem me diçka dhe nuk
e kupton, ai nuk arrin të pyes mësuesin për
shkak të ndrojtjes së madhe që ka.
E njëjta gjë e pengon një person që të flasë
në xhami, të japë mësime ose të drejtoi
namazin. Ai shqetësohet jashtë mase se po
të bëjë një gjë të tillë do të bëjë ndonjë gabim.
Kur provon të kryejë diçka dhe bënë
gabimin më të vogël përpara njerëzve, ky
gabim e vret atë tërësisht. Ai kurrë nuk e
harron atë dhe sa herë që duhet të përballet
në publik ai gabim i shfaqet para syve,
kështu ky gabim i vogël i varros atij ëndrat
dhe talentin e tij.
Ndrojtja bëhet shkak që një person të
mos i këshillojë dot të tjerët ose ti udhëzojë
ata. Një person i ndrojtur mund të shoh dikë
duke bërë një gabim përpara syve të tij, por
ai nuk ka kurajon që ti flasë, megjithëse
mund ti ketë të gjitha argumentet e nevojshme
për të vërtetuar se vepra që ai po
kryen është gabim. Ai nuk mund të bëjë dobi
43
me dijen që ka. Mungesa e besimit në vetvete
e bënë atë shumë të ndrojtur saqë
s’mund të këshillojë edhe dikë që e ka në
moshën e tij ose ate që është më i vogël.
Ndrojtja nuk e lejon një person që të bëjë
pazar kur duhet të blejë ose të shesë, kështu
ai s’mund të arrijë një çmim me leverdi.
Ndrojtja e bën të pamundur që një prind
të refuzojë ndonjë kërkesë të fëmijëve të tij,
edhe nëse ata kërkojnë diçka që ai e di se
nuk është e mirë ose është jo islame. Kështu
ai ua jep atë, thjesht sepse s’mund të
thojë dot “jo”.
Njerëzit mund të përfitojnë nga një person
i ndrojtur dhe të përdorin atë. Mund të flasin
dhe të veprojnë kundrejt tij çfarë të duan
përderisa ai nuk merr guximin të kundërshtojë
dhe të vetmbrohet.
Një person i ndrojtur ndjen se e gjithë vë-
mendja është përqëndruar tek ai dhe se
çdokush po e shikon atë. Kur dikush i buzë-
qesh ai mendon se po qesh me të. Kur shikon
dy persona duke folur, mendon se ai
është në qëndër të bisedës së tyre. Ai është
tepër i ndjeshëm dhe e ka të pamundur që
të kryejë diçka të vështirë apo serioze.
Këto janë vetëm disa shembuj të problemeve
që shkakton ndrojtja. Fatmirësisht
gjenden mënyra me anë të të cilave ndrojtja
mund të kalohet;
1. Praktikimi
Nëse një person e vendos veten vazhdimisht
në situata të ndryshme, ai mund të kalojë
frikën që ka të bëjë me to. P.sh. nëse i
frikësohet fjalimit në publik ai mund të më-
sohet duke mbajtur një fjalë të shkurtër në
shtëpi. Shumë shpejt ai do të mund të mbajë
një ligjëratë të shkurtër në rrethin e shokëve
të shkollës, më pas mund të jap mësime në
xhaminë e lagjes. Kështu ai do ta humb turpin
e të folurit në publik.
Nëse do të pyesni prezantuesit ose oratorët
më të famshëm në botë, njerëz që të tjerët
dynden për ti dëgjuar kur flasin, se si kanë
filluar, do shikoni se në më të shumtën e
rasteve fillimisht ata kanë pasur shumë turp
të flasin. Megjithatë ata nuk kanë lejuar që
kjo gjendje frike ti ndalojë, por kanë gjetur
forcën që të flasin herën e parë dhe të dytë.
Nuk kanë lejuar që gabimet e tyre të vogla
të pengojnë talentin e tyre. Madje disa prej
tyre, më vonë kanë folur rreth frikës që kanë
pasur, kështu që kjo të jetë një shembull pozitiv
për të tjerët.
2. Veprimi në mënyrë graduale
Njeriu duhet ti marrë gjërat gradualisht.
Kur dikush duhet të flasë në publik p.sh., si
fillim ai mund të lexojë nga një libër. Shumë
njerëzve leximi nga libri ua ka larguar komplet
frikën.
Hapi tjetër është që të përgatisë vet një ligjëratë
dhe ta shkruajë atë komplet. Leximi i
një materiali të përgatitur vet është një hap
përpara nga leximi i fjalëve të dikujt nga një
libër.
Së shpejti këtij personi do ti duhet vetëm
të hedhë në një letër idetë kryesore në disa
pika me detaje të vogla. Kjo do të jetë e
mjaftueshme që ai të dalë përpara të tjerëve
dhe të mbajë një fjalim.
Përfundimisht, ai do të mund të qëndrojë
përpara publikut dhe të mbajë një ligjëratë
të tërë përmendësh, duke ju referuar vetëm
memories së tij.
Në të njëjtën mënyrë, gradualisht, një person
mund të risë seriozitetin e temës që
trajton dhe numrin e audiencës.
3. Mësimi nga të tjerët dhe nga gabimet e
tyre
Shikimi tek të tjerët mund ti tregojë njeriut
si të veprojë ai vet. P.sh. një student vështron
shokun e tij duke mbajtur një temë para
klasës, shoku i tij bën një gabim dhe të
gjithë qeshin me të. Po edhe ai vet qeshë
44
me të tjerët, pastaj ulet në bankë sikur të
mos kishte ndodhur gjë. Të nesërmen ai
është plotësisht i gatshëm të flasë përsëri.
Studenti që e vështron këtë sjellje mund
të pyes veten: Pse të mos bëj dhe unë si ai?
Duke parë të tjerët dhe gabimet e tyre,
njeriu mund të fitojë vetbesimin që i duhet
për të kaluar vështirësitë.
4. Lënia e disa gjërave në perspektivë
Një person i ndrojtur mendon se të tjerët
e shohin atë në një mënyrë të veçantë, kjo
mund të jetë edhe shkaku i ndrojtjes së tij.
Nëse ai ndërgjegjësohet se njerzit s’janë aspak
të përqëndruar tek ai, kjo do t’ia lehtë-
sojë atij gjërat. Kur ai bënë ndonjë gabim, të
tjerët pa dyshim, do të flasin reth tij, megjithatë
po aq shpejt ata do ta harrojnë gabimin
e tij, kështu çështja do të mbyllet përgjithmonë
dhe askush s’do të flasë më për
të. Brenda një jave ai mund të ngrihet e të
flasë përsëri pa problem.
Në shumë raste ndodh që ligjëruesi mund
të bëjë lapsuse të vogla gjatë fjalimit ose të
ngatërrohet pak, por ato kalojnë pa u vënë
re nga audienca, dhe ky mund të jetë një
rast ku shumë prej tyre mendojnë se fjalimi
është mbajtur në mënyrë perfekte. Kjo është
diçka mëse e vërtetë nga ajo që e ka treguar
eksperienca.
Njerëzit në audience nuk arrijnë të deportojnë
në mendimet dhe ndjenjat e brendëshme
të folësit. Jo çdo herë ata mund të kuptojnë
nervozizmin e tij. Megjithatë, nëse folësi
e ndjen se audienca e ka kuptuar që ai
është nervoz, kjo e nervozon edhe më shumë
dhe si rezultat bëhet folës më i dobët.
Ankthi
Ankthi është një sëmundje që shfaqet kur
frika dhe shqetësimi i dikujt shndërohet dhe
bëhet tepër i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat
i frikës dhe parashikimit se diçka e
keqe do të ndodhë. Ai paraqitet në shumë
mënyra;
A. Ankthi prej vdekjes
Frika prej vdekjes, në vetvete nuk është
sëmundje, bile nëse ajo e shtyn dikë që të
shtojë veprat e mira dhe të nxitojë në punët
e vlefshme, atëherë ajo mund të jetë diçka
vërtet e lavdëruar. Megjithatë nëse frika prej
vdekjes e pushton një person gjatë gjithë
kohës, kur është duke ngrëne ose duke pirë,
kur punon, kur shkon për të fjetur etj. atëherë
ajo kthehet në sëmundje.
Ne duhet të kemi parasysh se frika prej
vdekjes, marrë veçantë, nuk është diçka e
lavdëruar.
Ibën Kajjimi e përmend këtë pikë në librin
e tij, Zadul Mead (Përgatitja për Rikthimin):
I Dërguari i Allahut, paqa dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të, në predikimet e tij, nuk
përqendrohej në faktin se vdekja është e
pashmangëshme, as në argumentet që kanë
të bëjnë me të. Ai nuk ndalej shumë mbi jetën
e trupit në varr, as në tema të ngjashme
me të. Përkundrazi, ai përqëndrohej në
çështje më të mëdha, si inkurajimi për të
marrë dije të vlefshme, kryerja e veprave të
mira, udhëzimi i njerëzve dhe mësimi i fesë
së vërtetë.
Më pas Ibën Kajjimi e kthen vëmëndjen
tek oratorët dhe predikuesit e kohëve të
mëvonshme, të cilët mësojnë përmendësh
disa formula duke harruar kuptimin e vërtetë
të tyre. Përmend se si shumë prej tyre fillojnë
direkt të flasin për vdekjen dhe përqendrohen
në çështje të tilla, si do hanë krimbat
trupat tanë pasi të vdesim. Kjo krijon në
zemrat e dëgjuesve një frikë të dëmshme, jo
frikë pozitive që inkurajon virtytet e larta dhe
i shtyn njerzit të bëjnë vepra të mira.
Vdekja është diçka që besimtari disa herë
mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i
Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron
ta takojë Allahun, Allahu dëshiron ta ta-
45
kojë atë, dhe kush urren ta takojë Allahun,
Allahu urren ta takojë atë.”
B. Ankthi prej sëmundjes
Disa njerëz pikëllohen nga frika e madhe
se mos sëmuren. Nëse ata kanë një dhimbje
koke të lehtë frikësohen se mos është hemoragji
në tru. Ata imagjinojnë se çdo dhimbje
barku është një lloj dështimi. Vazhdimisht
ata janë të shqetësuar se mos marrin
ndonjë sëmundje serioze.
Një frikë e tillë prej sëmundjes është vet
sëmundje, dhe në të vërtet mund të jëtë
shumë më serioze se sëmundjet që shkaktojnë
dhimbje trupore.
Ka pasur raste kur është menduar se dikush
vdiq prej mortajës por, kur i kanë bërë
autopsinë është bërë e qartë se trupi s’ka
pasur asnjë lloj infeksioni. Ka qenë frika e
fortë prej mortajës që ka shkaktuar tek ai
simptoma të ngjashme me të sajat dhe përfundimisht
vdekjen.
C. Ankthi prej dështimit
Shumë njerëz nuk janë në gjëndje të merren
me studime, me tregëti ose biznes, ose
të thërasin të tjerët në Islam për shkak të
frikës nga dështimi.
Një frikë e lehtë prej dështimit mund ta
shtyjë dikë që të studjojë dhe ta programojë
mirë punën e tij, kështu ai mund ti arrijë që-
llimet me sukses. Ajo bën që një person të
konsultohet kur është e nevojshme e mos të
ngutet ku s’duhet.
Mirëpo, kur kjo frikë rritet deri në atë
shkallë sa që kalon në sëmundje, atëherë
ajo bëhet pengesë dhe nuk e lë njeriun të
eci përpara. Një frikë e tillë, pa dyshim,
është sëmundje që duhet kuruar.
D. Ankthi prej përgjegjësisë
Ka njerëz që e urrejnë përgjegjësinë, të
tillët e vonojnë martesën për shkak se nuk
duan të kenë në përgjegjësi një familje. Ata
nuk duan të kenë një punë të vazhdueshme,
nuk pranojnë të merren me nxënës për të
cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, kështu heqin
dorë prej mësimdhënies. Të tillë nuk duan
të mbajnë përgjegjësi për askënd.
E. Ankthi i të menduarit vet
Shumë njerëz kanë frikë të mendojnë vet
rreth çështjeve që i rrethojnë. Ata kanë frikë
ti zgjidhin vet problemet. Gjithmonë i shohin
gjërat vetëm në sipërfaqe, pa ju futur ndonjë
hulumtimi në thellësi. Nëse një person i tillë
lexon një libër, ai kurrë nuk logjikon mbi të,
nuk mendon mbi argumentet apo informacionet
e paraqitura në të. Ky person nuk arrin
të përcaktojë nëse përfundimet janë të sakta
dhe nëse argumentet e dhëna kanë baza
apo jo. Ai nuk preokupohet të zbulojë se
deklarimet e bëra në të janë të vërteta apo
thjesht spekulime, as nuk i kushton rëndësi
faktit se autori e ka trajtuar temën në detaje
të mjaftueshme apo jo. Ai kënaqet duke pranuar
në mënyrë pasive atë që lexon.
Personi i tillë pranon pa bërë kritikë ç’ka i
thotë një njeri çfarëdo, një pjestar i familjes, një
grup apo shkollë pa e gjykuar vet çështjen.
Selman el-Avdee

Categories

Archives