Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundja e kapsllëkut – Sena ilaçi më i mirë për të



Sëmundja e kapsllëkut – Sena ilaçi më i mirë për të

Sëmundja e kapsllëkut

Imam Tirmidhiu në përmbledhjen e vet me hadithe, El Xhamiu, si dhe imam Ibn Maxhe në Sunen e tij, sjellin hadithin e Esma bintu Umejsit, që tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka pyetur atë: “Si e trajton ti kapsllëkun?” Ajo u përgjigj: “Përdor bimën e qumështores (arab. shubrum).”[1] Ai ia ktheu: “Ajo është tepër e nxehtë dhe laksativ mjaft i fortë.” “Më pas – thotë ajo – unë fillova të përdor vetëm farat e fshikartës[2] (arab. senna). Ndërsa Pejgamberi alejhi selam tha: “Nëse do të kishte diçka që do të shëronte vdekjen, ajo do të ishte fshikarta.”[i]

Ibn Maxhe sjell në Sunen hadithin e Ibrahim ibn Abletes, që rrëfen se e ka dëgjuar Abdullah ibn Ummu Haramin, i cili është falur me Profetin në të dyja Kiblat, që të tregojë se e ka dëgjuar Profetin alejhi selam të thotë: “Përdorni fshikartën dhe sunuut-in,[3] sepse ato kurojnë çdo sëmundjeje, përveç saam-it.” E pyetën: “O Pejgamber! Çfarë është saam-i?” Ai tha: “Vdekja”.[ii]

Pejgamberi alejhi selam pyeti se si trajtohej kapsllëku, duke nënkuptuar se ç’kurë përdorej për të zbutur jashtëqitjen, në mënyrë që trupi ta nxjerrë atë lëndë të keqe me lehtësi.