Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Selinoja e kënetave

Selinoja e kënetave

selinojaSelinoja e kënetave; selinoja malore; selinoja e rëndomtë; selinoja e egër

Në një hadith apokrif (të rrejshëm) qëndron se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Ai që ha selino para gjumit, do të ketë frymë të këndshme dhe do të pushojë dhembja e dhëmbit”. Ky referim i është përshkruar gabimisht të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s. Gjithsesi, selinoja freskon frymëmarrjen.

Selinoja është e nxehtë dhe e thatë. Disa të tjerë thonë se është e lagësht dhe hap bllokadën (obstruksionet) e mëlçisë dhe të shpretkës.

Ngrënia e selinos së freskët forcon barkun dhe krijon baraspeshë ndërmjet funksioneve të mëlçisë, ndihmon tajitjen e urinës, stimulon menstruacionet dhe tret gurët në mëlçi (ductus cysticus), ndërsa farat e selinosë lënë pasoja të fuqishme mbi të gjitha ato që i përmendëm deri tani; pastaj stimulojnë pasionin për seks, rrit sasinë e spermës dhe dobëson ose neutralizon erën e rëndë dhe të keqe të trupit. El- Razi këshillon dhe thotë se individi duhet të hajë selinonë në rastet e thumbimit të akrepit.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Categories

Archives