Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Selfiet” ndërlidhen me narcizëm, me varësi dhe sëmundje mendore


“Selfiet” ndërlidhen me narcizëm, me varësi dhe sëmundje mendore


selfie

Trendi çdo herë në rritje i bërjes së “selfieve” me celularët modernë, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të individit, që fokusohet te mania e personit me dukjen e tij.

Sipas psikiatrit David Viel, dy nga tre pacientët që e kanë vizituar me çrregullim disformik të trupit (mendime negative për dukjen – v.j.) – që nga dalja e kamerave në celularë – kanë kompulsione që vazhdimisht të bëjnë dhe të postojnë “selfie” në rrjetet sociale.

“Terapia kognitive biheviorale përdoret për të ndihmuar pacientët për të njohur arsyet për sjelljen e tij kompulsive dhe për të mësuar pastaj për ta zbutur atë”, tha ai për Mirror, transmeton Telegrafi.

Një adoleshent britanik u përpoq të bëjë vetëvrasje pasi nuk arriti të bëjë “selfie” të përsosur. Danny Bowman u fiksua me pozat perfekte, për çka kaloi 10 orë në ditë duke bërë 200 “selfie”. 19-vjeçari ka humbur afro 14 kilogramë, e la shkollën dhe nuk doli nga shtëpia për gjashtë muaj, në kërkimin e tij për foton e duhur. Ai bënte 10 fotografi, menjëherë pasi zgjohej. I frustruar nga tentimet e tij për ta bërë imazhin që donte, u përpoq t’ia marrë vetes jetën nga tejdoza, por u shpëtua nga nëna.

“Vazhdimisht isha në kërkim të bërjes së ‘selfieve’ perfektë. Dhe, kur kuptova se nuk mundesha, doja të vdisja. I humba miqtë, edukimin tim, shëndetin tim e gati edhe jetën”, tha ai për Mirror.

Tinejxheri besohet të jetë i pari që iu nënshtrua terapisë për të trajtuar varësinë teknologjike, çrregullimin obsesivo-kompulsiv dhe çrregullimin e dismofrisë së trupit. Një pjesë e trajtimit të tij në Spitalin Maudsley në Londër përfshinte largimin e iPhonet në intervale prej 10 minutave, gjë e cila shtohej në 30 minuta e pastaj një orë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të forcojmë ereksionin seksual ? ✓

“Ishte torturë për të filluar me këtë, por e dija se duhet bërë nëse dua të jetojë”, tha ai.

Zyrtarët e shëndetësisë publike në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se është sëmundje varësia ndaj mediave sociale, si Facebooku dhe Twitteri, dhe se 100 pacientë kërkojnë trajtim për çdo vit.

Manifestimi online i narcizmit mund të jetë diçka si strategji e vetëprezantimit për të kompensuar vetëvlerësimin e ultë dhe të lëndueshëm. Por, kur këto përpjekje përforcohen dhe shpërblehen nga të tjerët, ata përjetësojnë deformimin e realitetit dhe konsolidojnë iluzionet narcisoide.

Varësia nga “selifiet” ka alarmuar edhe profesionistët e shëndetit në Tajlandë.

“Për t’i kushtuar vëmendje fotografive të publikuara, për të parë se kush i sheh, kush i pëlqen apo kush i komenton, duke shpresuar që të arrihet numri më i madh të ‘likeve’… kjo është simptoma se ‘selfiet’ shkaktojnë probleme”, thotë Panpimol Wipulakorn, duke shtuar se këto sjellje mund të shkaktojnë në të ardhmen probleme të trurit, veçanërisht ato të ndërlidhura me mungesën e vetëbesimit.

Fjala “selfie” u zgjodh si “Fjala e Vitit 2013”, nga Oxford English Dictionary. Ajo është definuar si “fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”. /Telegrafi/

Tags:

Categories

Archives