Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Selami për Pejgamberin është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat

Selami për Pejgamberin është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat

MIRËSIA QË KEMI, KUR BËJMË ‘SALAVAT’ PËR PEJGAMBERIN

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush bën një herë salavat për mua, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët)”.[1]

“Mos e bëni varrin tim vend feste, ku vini apo grumbulloheni në kohë sezonale të caktuara, por dërgoni salavat-e për mua, sepse salavat-et tuaja më arrijnë kudo që të jeni”.[2]

“Koprrac i madh është ai që, kur unë përmendem në prani të tij, nuk bën salavat për mua”[3].

“Allahu ka melekë që shëtisin në Tokë dhe më përcjellin selamin e umetit tim”.[4]

“Nuk ka njeri që lutet për selam për mua, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin për t’i kthyer selamin”.[5]

[1]Muslimi.

[2]Ebu Davudi dhe Ahmedi (Sahih Ebu Davud).

[3]Tirmidhiu (Sahih Xhami).

[4]Nesaiu (Sahih Nesai). [Për të çuar salavat dhe selam për Pejgamberin, kur përmendim a dëgjojmë emrin e tij, themi: “Ṣal-lall-llãhu ‘alejhi we ‘alã ãlihi we sel-lem”, ose: “‘Alejhiṣ-ṣalãtu wes-selãm”. Selami për Pejgamberin është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat].

[5]Ebu Davud (Sahih Ebu Davud).

[1]Nesaiu (Sahih Nesai). [Për të çuar salavat dhe selam për Pejgamberin, kur përmendim a dëgjojmë emrin e tij, themi: “Ṣal-lall-llãhu ‘alejhi we ‘alã ãlihi we sel-lem”, ose: “‘Alejhiṣ-ṣalãtu wes-selãm”. Selami për Pejgamberin është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat].

Categories

Archives