Saturday, 17/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sekreti i Rinisë dhe Bukurisë së Grave Japoneze



Sekreti i Rinisë dhe Bukurisë së Grave Japoneze

Në Japoni, për shekuj me radhë, orizi është përdorur në receta bukurie. Orizi është plot me vitamina B, të cilat riparojnë dhe stimulojnë rritjen e qelizave, përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë dhe parandalon plakjen.
Kjo është cka keni nevojë për te pasur një lekure mahnitëse;

Me këtë maskë terapeutike lëkura juaj do te zbutet dhe do te rrezatoje.
Është e rëndësishme të përdorni përbërës të kualitetit të lartë për këtë maskë.

Përbërësit e nevojshëm:
• 2-3 luge gjelle oriz
• 1 luge gjelle qumësht
• 1 luge gjelle mjaltë

Udhëzime:
Vendos 2-3 luge gjelle oriz në ujë të ftohtë dhe ngroheni gradualisht deri sa orizi të zbutet.
Perzijeni mirë dhe derdhni ujin e orizit në një tas tjetër.
Lani orizin dhe shtoni një lugë gjelle qumështi të nxehtë. Perzijeni atë dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë.
Para aplikimit pastroni fytyrën tuaj. Aplikoni një sasi të madhe dhe lereni atë për gjysmë ore dhe pastaj lani fytyrën me ujin e orizit.
Uji i orizit është një zbutes i perkryer lëkurës, sepse ajo është e plotë me antioxidant dhe thith rrezet ultraviolet.





Mbani ujin e orizit në frigorifer, por jo më shumë se 4 ditë. Ju mund ta përdorni atë dy herë në ditë kete leng, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Gjithashtu, mund ta ngrini ne akull dhe ta përdorni atë më vonë për masazhet e fytyrës.

Burimi: /healthylifestylezone.com
©gatuajshendetshem/përktheu a.sulmina/