Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sekreti i Nr. 99



Sekreti i Nr. 99

Sekreti i Nr. 99

Na ishte një herë një Mbret që kishte mjaft shumë vezirë, këshilltarë, administratorë, roje por edhe shërbëtorë. Me që ishte i pari i vendit mendonte se ai duhet të jetë edhe më i lumturi, pasi që natyrisht ishte Mbret.

Nga dita në ditë vrojtonte të gjithë që kishte përreth: përgjegjësitë, guvernatorët, administratorët, këshilltarët, rojet e deri te shërbëtorët.

Për çudi, pas një soditje të gjatë, kishte vërejtur se një shërbëtor gjithmonë rrinte i buzëqeshur, që të jepte përshtypjen se ishte më i lumturi në pallat pavarësisht se nuk ishte i pasur.

Mbreti filloj të vriste mendjen a thua vallë çfarë posedon ky njeri që ndihet kaq i lumtur!.

Një ditë, kinse pati një punë, shkoi dhe e vizitoi edhe në familje. Për çudi pas jeta i shkonte për mrekulli dhe se shërbëtori i varfër po jetonte vërtetë si mbret!.

Mbreti filloj të bëhet ziliqar, si ka mundësi kjo, thoshte ai me vete!.

Njeri ndër këshilltarët e tij të moçëm e vërejti se Mbreti është vënë në siklet dhe pyeti së përse bëhej fjalë. Mbreti pa hezituar iu përgjigj, e sheh atë shërbëtorin e sjellshëm ai jetuaka më Mbret sesa unë!.

Këshilltari mendjemprehtë dhe më përvojë i tha: përdorë ndaj ti rregullin 99, Hirësi, e pastaj do të shohësh.

Mbretit i pëlqeu ideja, por nuk e dinte saktësisht se çfarë nënkupton kjo. Andaj i tha, çfarë ke për qëllim me Rregullin 99.

Këshilltari i tha: Tashmë pasi që ia din shtëpinë shko dhe tek dera e tij lëshoja një trastë me flori si dhuratë. Shkruaji se i ke dhuruar 100 flori kurse në trastë vendosi vetëm 99, trokiti në derë dhe largohu, e pastaj do të shohësh!

Mbreti veproi sipas porosisë së këshilltarit. I la trastën me 99 Flori, i trokiti në derë dhe iku.





Kur doli shërbëtori e pa çantën e hapur dhe porosinë e mbretit mbi të. U gëzua shumë, e mori çantën u fut brenda dhe filloj t’i numëroj florinjtë, ishin plot 99 por 1 mungonte!

Shërbëtori mendoi se sigurisht 1 kishte rënë tek dera, ndaj së bashku me familjen filluan ta kërkojnë. Kërkuan tek pragu, nën derë, përreth derës, afër shkallëve pothuajse nuk lanë vend pa kërkuar. Por floririn nuk e gjeten askund.

Shërbëtori u hidhëruar, u nevrikos, dëgjohej tek rënkonte dhe i bërtiste familjes.

Të nesërmen erdhi në Pallat, shenjat e nevrikosjes i shiheshin nga larg. Madje kishte mbetur edhe pa gjumë dhe dukej mjaft i zymtë e i vyshkur. Askush në pallat nuk dukej më i zymtë se ai.

Mbreti tashmë e kuptoi se shërbëtori nuk po gëzonte më rehatinë e as lumturinë e më hershme. Nga sjelljet e tij e kuptoi se edhe familja ishin të shqetësuar nga ai dhe sjelljet e tij. Por një gjë nuk arriti ta kuptoi, a thua vallë çfarë na qenka numri 99 që po humbka lumturinë dhe po shkatërruaka buzëqeshjet. Ndaj vendosi ta pyes përsëri Këshilltarin!.

Këshilltari i tha: O Lartmadhëri, sekreti nuk është te numri 99 por te numri 1!. E si te numri 1 pyeti Mbreti, me habi!.

Njeriu është lakmitar, i dashuri Mbret. Ndaj nga lakmia që ka bëhet aq i verbër sa që nuk i sheh 99 të mirat dhe begatitë që ia ka dhënë Zoti. Ato i posedon, mund të bëjë ç’të dojë me to, por ato i humb ose nuk di t’i shfrytëzoj ngase është i preokupuar duke kërkuar vetëm 1 begati që nuk e ka, e të cilën Zoti nuk ia ka dhënë për shkak të një urtësie që Zoti e di, kurse njeriu i gjorë nuk e di.

Pra sekreti qëndron te 1-shi që i mungon e jo te 99-të që i ka në pronësi.

Vëlla dhe motër,

Prej sot fillo të numërosh të mirat e shumta që i ke para se ta kërkosh 1 që të mungon. Kam bindjen se ato që i ke janë 99 ….

Me respekt dhe selame,
D. Morina





Categories

Archives