Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sekretet e abdestit


Sekretet e abdestit


abdesi

S’ka dyshim se larja e gjymtyrëve që vazhdimisht pluhurosen është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Trupi i njeriut gjatë ditë si eksponohet miliona mikrobave dhe ato vazhdimisht e sulmojnë trupin e njeriut nëpërmjet pjesëve të zbuluara të trupit, mirëpo gjatë abdestit befasohen këto mikrobe me një pastrim total të lëkurës së pjesëve të zbuluara, sidomos me fërkimin e mirë dhe marjen e abdestit ashtu si duhet. Kështu që pas abdestit nuk mbetet asnjë gjurmë e mikrobeve në trupin e njeriut.

– Pastrimi i gojës na i sjel këto dobi: 
E mbron gojën, fytin, fëlqinë nga ndezja dhe qelbosja. I pastron dhëmbët nga mbeturinat e ushqimit. I forcon disa muskuj të fytyrës, ia ruan fytyrës shkëlqimin, i jep njeriut qetësi psiqike, etj.

– Shpërlarja e hundës: 
E pastron hundën nga mikrobet dhe bakteriet e ndryshme që gjejnë vend të përshtatshëm në zbrazëtirat e hundës dhe me këtë e mbron trupin nga depërtimi i mikrobeve nga hunda në pjesët tjera të organeve të njeriut.

– Larja e fytyrës dhe duarve: 
I largon mikrobet, e largon djersën, e pastron lëkurën nga yndyrat që i nxjer lëkura, etj.

– Larja e këmbëve: 
Me fërkim të mirë i jep njeriut ndjenja të qetësisë dhe rehatisë, sepse në këmbë kryqëzohen mbarë organizmat e njeriut, andaj njeriu gjat larjes së këmbëve me fërkim është i barabartë me njeriun që ka shkuar tu bëjë masazhë të gjitha pjesëve të trupit të tij.

– Shkenca tregon se qarkullimi i gjakut në esktremitetet, duart dhe këmbët, është më i dobët për shkak të largësisë nga qendra organizuese e qarkullimit të gjakut që është zemra, andaj me larjen e këtyre gjymtyrëve dhe fërkimit të tyre e forcon qarkullimin e gjakut dhe kjo vepër pa dyshim se e shton aktivitetin e trupit të njeriut dhe i jep gjallëri.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa shembuj te disa e elementeve kimik qe perdoren ne ushqime te cilat jane te konservuara

Është vërtetuar shkenctarisht se rrezet e diellit, sidomos ato ultravjollcë, ndikojnë në krijimin e kancerit të lëkurës, mirëpo ky ndikim pakësohet me të madhe me marje abdest rregullisht, sepse në këtë formë vazhdimisht i jep lagështi lëkurës, sidomos pjesëve që janë të eksponuara rrezeve të diellit dhe me këtë u ndihmohet qelizave të shtresave sipërfaqësore dhe të brendshme të lëkurës që të mbrohen nga gjurmët e dëmshme të rezeve.

Categories

Archives