Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sekretari Kerry në Arabinë Saudite

Sekretari Kerry në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vlerësoi sot Arabinë Saudite si një aleat shumë të rëndësishëm ndërsa vizitoi mbretërinë e Gjirit në një mision për të lehtësuar tendosjen e marrëdhënieve në lidhje me politikën amerikane në Iran, Siri dhe çështjen palestineze.

kerry arabia saudite
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite sot ndërsa ai vizitoi mbretërinë e Gjirit në një mision që synon të lehtësojë marrëdhëniet e ndera mes dy vendeve.

Sekretari Kerry, që po viziton rajonin pas një sërë sinjalesh nga mbretëria e shqetësuar rreth përqasjeve të fundit të Uashingtonit, u takua sot për bisedime me mbretin Abdullah pasi u takua me ministrin e jashtëm Princin Saud al-Faisal.

Marrëdhëniet e Uashingtonit me sauditët janë kritike ndërsa rajoni përballet me ndryshime dhe sfida që nga tranzicioni në Egjipt dhe lufta civile në Siri. Arabia Saudite, aleati kryesor i Uashingtonit është zemëruar lidhur me atë që e sheh si një politikë të dobët të jashtme të administratës Obama që ka lejuar Izraelin të vazhdojë të ndërtojë vendbanime në territoret palestineze dhe vazhdimin e konfliktit në Siri.

Shqetësimet e sauditëve bazohen pjesërisht në frikën se lëvizjen e presidentit Barack Obama për të zbutur tensionet me Iranin po i japin kundërshtarit kryesor të Riadit në rajon një mundësi për të zgjeruar ndikimin e tij në vendet arabe.

Duke folur para takimin me ministrin e jashtën, sekretari Kerry ritheksoi se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që Irani të mos prodhojë armë bërthamore. Irani thotë se po pasuron uranium vetëm për synime të energjisë.

Vizita e zotit Kerry është e para që kur shefi saudit i zbulimit paralajmëroi muajin e kaluar “për një ftohje” me Uashingtonin dhe tha se refuzimi nga ana e Riadit i një vendi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që ishte mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ishte një mesazh për Amerikën.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Angola ndalon islamin dhe rrënon xhami

Categories

Archives