Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A. Saudite: Mbështesim sulmet nëse i mbështet populli


A. Saudite: Mbështesim sulmet nëse i mbështet populli


Arabia Saudite tha të dielën se ishte koha që bota të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar agresionin e regjimit të Asadit kundër popullit sirian dhe se mbështet sulmet e SHBA-së në Siri në qoftë se populli sirian i mbështet.

arabia shba

 

Ministri i Jashtëm saudit Saud al-Faisal bëri komentet e tij për përgaditjet që po bëjnë Shtetet e Bashkuara për sulme kundër qeverisë siriane, duke e fajësuar regjimin për sulm me gaz kimik që vrau mbi një mijë civilë.

 

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare me gjithë fuqinë e saj për të ndaluar këtë agresion kundër popullit sirian”, tha Faisal në Kajro, ku ai ishte i pranishëm në një takim të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe për të diskutuar mbi Sirinë.

 

Ai tha: “Ne qëndrojmë me vullnetin e popullit sirian, ata i dinë më së miri interesat e tyre, kështu që çdo gjë që ata e pranojnë, ne e pranojmë, dhe çdo gjë që ata refuzojnë, ne refuzojmë”./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zambi, Islami në rritje e sipër

Categories

Archives