Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sateliti bie sonte në Tokë, s’ka rrezik për njerëzit

Sateliti bie sonte në Tokë, s’ka rrezik për njerëzit

Agjencia evropiane e gjithësisë (ESA) njoftoi se pjesët e njërit prej satelitëve të saj hulumtues, i cili ka mbetur pa karburant, sonte do të përplasen në Tokë, diku në oqean apo në hapësirën polare.

sateliti

Ende nuk dihet se ku do të godasë sateliti, por shkencëtarët thonë se nuk ka arsye për panik. Rënia e pjesëve të satelitit pritet të ndodhë ndërmjet orës 18 e 30 minuta dhe mesnatës sipas kohës së Grinwichit (një orë më herët se sipas kohës sonë lokale), transmetoi agjencia amerikane e lajmeve AP.

Siias agjencisë ESA, sateliti hulumtues i quajtur Goce kryesisht do të shpërbëhet gjatë kalimit nëpër atmosferën e Tokës dh në fund nga ai do të mbeten pjesë që do të peshojnë maksimalisht 90 kg. me rastin e përplasjen me Tokën, transmeton koha.net.

ESA të premten pati njoftuar se ekzistojnë gjasat 250 000 herë më të mëdha që dikush ta fitojë preminë në loto se sa që ndonjë pjesë e atij sateliti të godasë sipërfaqe tokësore të banuara.

GOCE është lansuar në gjithësi në vitin 2009 për të bërë hartën e fushës së gravitacionit të Tokës, por misioni i tij përfundoi kur mbeti pa karburant.

Linku ku mund ta shikoni orbitën e satelitit gjatë rënies së tij në Tokë:

http://www.foxnews.com/science/interactive/2013/11/08/track-europe-falling-2000-pound-satellite-in-real-time/

Një shkrim tjetër i dobishëm  “Bat”, njihuni me mausin fluturues

Categories

Archives