Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Samsung shet 5 milionë Galaxy Note 3


Samsung shet 5 milionë Galaxy Note 3


galaxy note 3 shqip

Lideri botëror i telefonave mobil Samsung nuk i janë nëvojitur më shumë se një muaj për të shitur më shumë se 3 milionë fablet të ri – Galaxy Note 3.

Drejtuesi i kompanisë Samsung, J.K Shin ka thënë se kjo shifër paraqet dërgesat globale për këtë vit, ndërsa nëse këto të dhëna krahasohen me shitjet e Galaxy Note 2 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë këto shitje janë dyfishuar për kohën e njëjtë pas debutimit zyrtar.

Për gjeneratën e kaluar të fabletit, Galaxy Note 2, prodhuesit jug-korean i janë nevojitur dy muaj të plotë për të arritur në këto shifra të shitjeve, ndërsa për versionin e parë të Note janë dashur pesë muaj që të arrihet ky sukses.

Para pak kohësh, Samsung ka thënë se ka arritur të shesë mbi 40 milionë njësi të modelit të fundit të telefonit, Galaxy S4.

Të gjithë ata që kanë harruar specifikat e Samsung Galaxy Note 3 duhet thënë se fableti i fuqishëm i Samsung posedon ekranin me diagonalen prej 5.7 inç, ekranin Super AMOLED Full HD, 3GB RAM, si dhe çipat e Qualcomm Snapdragon 800 apo atë Exynos 5 Octa 5420.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  A është Skype operator i telefonisë mobile?

Categories

Archives