Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Salepi

Salepi

Salepi i referohet orchidesë dhe pijes së salepit. Është një pluhur që fitohet me coptimin e rrënjëve të thata nga bima Orchis mascula ose Orchis militaris dhe llojeve tjera të ngjajshme të orhideve të cilat përmbajnë polisaharide të ashtuquajtura glucomannan.

Thuhet se fjala salep vjen nga shprehja arabe hasyu al-tha`lab që do të thotë “testikul i dhelprës”— të cilit i ngjajnë rrënjët e orhidesë; po ta krahasojmë me fjalën greke ?????, órchis, e cila ka kuptimin “testikul” dhe “orchid”.[1]Përndryshe fjala turke vjen nga arabishtja sahlab me të cilën ata e emërojnë bimën e orhidesë dhe pijen salep nga kjo bimë. Ngjajshmëria e rrënjëve të orhidesë me testikujt e bën salepin të konsiderohet edhe si afrodiziak.

Salepi është pije e popullore në Turqi në Lindjen e Mesme në Angli dhe në Gjermani para se të përdorej kafja dhe çaji më vonë ai ofrohej si alternativë nëpër kafene. Pluhuri i pregatitur hidhet në ujë të nxehtë i shtohet sheqer dhe aroma portokalli ose trëndafili.[2]

Edhe Romakët e vjetër përdornin rrënjët e orhidesë për të bërë pije të cilat ata i quanin satyrion dhe priapiscus. Sipas emrave që u dhanë këto pije konsideroheshin afrodiziak të fuqishëm.[3]

Categories

Archives