Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sadakaja e pastron shpirtin nga veset e këqija dhe e mbron atë nga shumë fëlliqësira dhe kurthe të shejtanit

Sadakaja e pastron shpirtin nga veset e këqija dhe e mbron atë nga shumë fëlliqësira dhe kurthe të shejtanit

SADAKAJA E PASTRON SHPIRTIN NGA VESET E KËQIJA DHE E ZBUKURON ATË ME VIRTYTE DHE VLERA

Sadakaja e pastron shpirtin nga veset e këqija dhe e mbron atë nga shumë fëlliqësira dhe kurthe të shejtanit.

Ndër to numërojmë:

Sadakaja e largon njeriun prej vetisë së koprracisë dhe sëmundjes së lakmisë për të cilën na lajmëroi Allahu se mbrojta prej saj është shkak i shpëtimit: “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr: 9.)

Allahu nëpërmjet sadakasë e largon sëmundjen e vetëpëlqimit, mendjemadhësisë dhe kryelartësisë ndaj të tjerëve dhe të mburrjes para tyre me pa të drejtë.

Njashtu sadakaja është një prej shkaqeve që e largon dashurinë e qortuar ndaj vetes dhe e ruan atë që të mos bie në diçka nga adhurimi dhe shenjtërimi i pasurisë dhe kjo bëri që i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, qofshin mbi të, të lutet kundër atij që jepet shumë pas saj duke thënë: “U shkatërrua robi i dinarit, u shkatërrua robi i dërhemit, u shkatërrua robi i gunës, u shkatërrua robi kadifes ……. u shkatërrua dhe ra tetëposhtë dhe nëse i hy therë në këmbë mos pastë kush t’ia nxjerrë ..” (1)

Në anën tjetër sadakaja e gdhend moralin dhe pastron shpirtin dhe e edukon atë mbi virtyte dhe vlera të larta duke e kalitur shpirtin me bujari dhe fisnikëri dhe duke e mësuar në flijim dhe dhënie dhe bamirësi ndaj të tjerëve.

Po ashtu sadakaja njeriun e ngrit dhe i ndihmon të del fitimtar karshi shpirtit të tij i cili është fort i prirë për të keqen dhe e frenon shejtanin e tij dhe i rrit ambiciet e tij. Këtë e arrin duke e lidhur njeriun me Zotin e tij dhe duke e lidhur zemrën e tij me ahiretin dhe duke e bërë asket në dynja dhe duke e zbehur dashurinë ndaj dynjasë në zemrën e tij.

Në këtë aludon fjala e Allahut: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!” (Teube: 103.) (2); fjala ‘pastrosh’ në ajet aludon në pastrim nga të ligat dhe mëkatet dhe morali i keq, dhe fjala ‘rrisësh veprat e mira’ në ajet aludon në zbukurimin e shpirtit me virtyte, vlera, mirësi dhe vepra të mira.(3)

Po të mos kishte vlera dhe mirësi tjera në sadaka përveçse asaj që e lidh shpirtin me vepra të cilat e afrojnë njeriun tek Allahu dhe e angazhojnë atë me adhurime do mjaftonte. Disa nga të parët tanë thanë: ‘Nga sevapi për një të mirë është bërja e një të mire pas saj dhe nga shpërblimi për një të keqe është bërja e një të keqes pa saj.’(4) E sadakaja është ndër ato më të mirat dhe madhështoret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives