Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SA I BUKUR QË ËSHTË MENDIMI I MIRË PËR ALLAHUN

SA I BUKUR QË ËSHTË MENDIMI I MIRË PËR ALLAHUN

SA I BUKUR QË ËSHTË MENDIMI I MIRË PËR ALLAHUN
– Një beduinit i thanë: Ti je i vdekur ?!

U përgjigj: E pastaj për ku ?!

Për tek Allahu – u përgjigjën.

Beduini tha: Nuk kemi gjetur ndonjëherë mirësi përveçse prej Allahut … vallë a t’i frikohemi takimit me Allahun !

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
————————–————————–————
– U pyet njëri nga gjeneratat e para: A njeh dikë që lutjen e ka të pranuar tek Allahu?

Tha: Jo, mirëpo e njoh Atë që i pranon lutjet.

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
————————–————————–————
– Njëri e pyeti Ibën Abasin, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i tha: Kush i llogarit njerëzit Ditën e Kiametit?

Allahu – u përgjigj.

Shpëtuam, pasha Zotin e Qabesë – tha njeriu me gjithë gëzim.

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
————————–————————–————
– I erdhi momenti i vdekjes një të riut dhe nëna e tij filloi të qan, kurse djali i tha: Nëna ime, nëse llogaria ime është në duart e tua, çfarë ke për të vepruar?!

Do të mëshiroja – u përgjigj nëna.

Allahu është më i mëshirshëm me mua se sa që je ti nëna ime – ia kthehu djali!

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
————————–————————–————

– Allahu kur e përshkroi ditën e Ringjalljes tha: “do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit” (TaHa: 108.), dhe nuk ka thënë “para të Gjithëfuqishmit” përskaj asaj se ajo ditë është vend ku shfaqet madhështia dhe fuqia … po tha: “para të Gjithëmëshirshmit”, pra do të vjen me mëshirë në një vend ku copëtohen zemrat nga frika e gjithë asaj që do ta shohin sytë atë ditë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives