Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak

Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak

Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku, i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem.

Misvaku është një shkop, i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që fjalë për fjalë mund të përkthehet në kuptimin “masazh” (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).

Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë të tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe t’i japim gojës aromë të këndshme. Enesi radijallahu anhu transmeton që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”

Mbeturinat e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë një mjedis ideal për zhvillimin e miliona baktereve, që mund të shkaktojnë sëmundje qelbësuese të mishit të dhëmbëve dhe ciste. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.

Bakteret gjithashtu prodhojnë enzima të dëmshme, që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar kariesin. Në raste serioze bakteret krijojnë gazra, që shkaktojnë kundërmimin e keq nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku zotëron minerale natyrore që mbysin mikrobet dhe mënjanojnë pllakëzat. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ebu Musa Eshariu radijallahu anhu ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem, ndërsa misvakun e mbante në majën e gjuhës.”

Categories

Archives