Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa herë që mendoj për nënën time, më kujtohet e qeshura e saj



Sa herë që mendoj për nënën time, më kujtohet e qeshura e saj

Sa herë që mendoj për nënën time, më kujtohet e qeshura e saj…
Shumë kohë më parë, kur isha në universitet, njëra nga tezet e mia më pati thënë se duhej ta ndryshoja disi sjelljen time, sepse sipas saj qeshja shumë ndërkohë që flisja…
“Kjo sjellje mund të të bëjë të biesh në sy e të tërheqësh vëmendjen e djemve” – më thoshte ajo.
Duke u ndikuar nga fjalët e saj, javën e mëpasme u përpoqa të mos buzëqeshja e të mos qeshja më teksa flisja me të tjerët. Më rezultoi një stërmundim i vërtetë. Nuk ndihesha vetvetja, nuk më vinte natyrshëm ajo gjë dhe shoqet më pyesnin vazhdimisht se çfarë nuk shkonte me mua.
E trishtuar, mora në telefon nënën time dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur. Teksa flisja, nga ana tjetër e telefonit dëgjoja të qeshurën e saj…
Ajo vdiq vitin e kaluar… Ende e kam të freskët tingullin e asaj qeshjeje të ëmbël. Them se të qeshurën e kam të trashëguar pikërisht prej saj e shpresoj që njerëzit do të më kujtojnë edhe mua të tillë, të qeshur, kur të mos jem më.”
– Kulsum Tasnif