Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa gota ujë preferohet të pihen gjatë ditës?

Sa gota ujë preferohet të pihen gjatë ditës?

Sa gota ujë preferohet të pihen gjatë ditës

Ndonëse çdo herë na është thënë se duhet të pimë sa më shumë ujë gjatë ditës. Por, a duhet apo jo të pimë më shumë se 8 gota ujë në ditë, na tregon studimi.

Instituti i Mjekësisë, kohët e fundit ka rishikuar vërtetësinë e këtij sugjerimi të përditshëm, duke thënë se meshkujt duhet të pinë 15 gota në ditë, ndërsa femrat deri në 11 gota.

Sasia e ujit që mendohet se duhet pirë gjatë një dite nuk mund të zbatohet si një rregull i prerë për të gjithë njerëzit. E vërteta është që kjo mënyrë ndryshon në persona të ndryshëm.

Një mënyrë e thjeshtë për t’u siguruar që je duke pirë ujë mjaftueshëm është kontrolli i ngjyrës së urinës. Urina që tregon organizëm të shëndetshëm dhe një njeri të hidratuar duhet të ketë ngjyrën dhe nuancën e një limonade. Nëse urina është me ngjyrë më të errët, atëherë duhet të pish sa më shumë ujë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Autizmi, të "fshehtat" e çregullimit tek fëmijët

Categories

Archives