Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa e falenderojmë Allahun për shikimin që na ka dhuruar?


Sa e falenderojmë Allahun për shikimin që na ka dhuruar?


falenderimi

Sa e falenderojmë Allahun për shikimin që na ka dhuruar?

Një djalë i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me një kapelë në këmbët e tij. Ai mbante një shenim, aty shkruante: “Unë jam i verbër, ju lutem më ndihmoni.” Pak veta i jepnin të holla.
Një njeri ishte duke ecur dhe u ndal tek ky djaloshë.Ai mori disa monedha nga xhepi i tij dhe i’a lëshoi në kapelë. Njeriu pastaj e mori shenimin , e kthehu në anën tjetër dhe shkroi disa fjalë. Pastaj e vendosi shkrimin kahë ana që e kishte shkruajtur, në mënyrë që të gjithë do ti shohin fjalët e reja.
Së shpejti filluan njerëzit të japin shumë më shumë para për këtë djalë të verbër. Atë pasdite njeriu që e kishte ndryshuar shenimin erdhi për të parë se si ishte gjendja.Djali i njohu hapat e tij dhe e pyeti: “A ishit ju ai që e ndryshoi shenimin time në mëngjes?
Njeriu i tha :”Po.”
E pyeti djaloshi: “Çfarë keni shkruajtur?”
Njeriu i tha: “Unë vetëm kamë shkrujatur të vërtetën. Kamë thënë atë që keni tënë edhe ju, por në një mënyrë të ndryshme.”
Atë që ai e kishte shkruar ishte: “Sot është një ditë e bukur dhe unë nuk mund ta shohë atë.”
Natyrisht të dy shenimet i tregonin njerëzve se djali ishte i verbër. Por shenimi i parë thjesht tregonte se djali ishte i verbër,ndërsa shenimi i dytë u tregonte njerëzve që ata ishin aq me fat që e kishin të pamurit dhe nuk ishin të verbër.

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! (El-Fatiha/2)
Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderiminë këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni. (El-Kasas/70)
Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë! (Es-Saffat/182)
Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës,Zotit të gjithësisë! (El-Xhathijeh/36)

Një shkrim tjetër i dobishëm  SI KUROHEN TË METAT DHE MANGËSITË ?!
Tags:

Categories

Archives