Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa afër, por sa larg!



Sa afër, por sa larg!

11391245_842982435780947_4765138369859375909_n

Sa afër, por sa larg!

Shpeshherë rri larg për të qenë më afër. Për të parë e për t’u parë; për të përjetuar e për t’u përjetuar; për të çmuar e për t’u çmuar. Të jesh afër e më afër, edhe nëse larg je. Dhe shpeshherë ata që rrinë afër, larg janë.

Do të gjesh njerëz afër, dhe që asnjëherë afër nuk do t’i gjesh.

Afërsia në mendje e zemra; afërsia në bindje e ndjenja. Jo afërsia fizike. Jo. Këta janë larg, edhe nëse i sheh afër.





Shiko rreth vetes, atë që ke afër mund të jetë larg teje, shumë larg teje. E kërko, kërko atë që është larg teje, por që rri afër teje, shumë afër teje.

 

(Udhëtari)

Avni Tafili