Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ruta graveolens L. Rutë, ruta, Rue Përdoret kundër epilepsisë, marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes, për qetësim nervor, forcon të pamunit



Ruta graveolens L. Rutë, ruta, Rue Përdoret kundër epilepsisë, marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes, për qetësim nervor, forcon të pamunit

Përshkrimi: Bimë gjysmëshkurre deri 1 m e
lartë me aromë të fuqishme. Kërcelli i drunjëzuar
në pjesën e poshtme, kurse lart barishtor. Lulet
janë dy gjinie të verdha në lulesa ombrellore.
Kupa 5 anëtarësh, kurora ka 4 petale të
dhëmbëzuar, thek 8-10 me antere të verdha.
Përhapja në Kosovë: Rritet në shkëmbinj
gëlqerorë, afër rrugëve, në vende të papunuara.
Pjesët e përdorshme: Gjethet (Rutae folium)
dhe herba (Rutae herba).
Vjelja: Gjethet ose herba vilen gjatë verës
(V-VIII).
Tharja: Duhet bërë në furra deri në 50° C.
Raporti: 5: l.
Kategoria terapeutike: Tonik tradicional.
Përdorimi: Përdoret kundër epilepsisë,
marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes,
për qetësim nervor, forcon të pamunit etj.
Përgatitja dhe doza: Është bimë helmuese,
andaj nuk rekomandohet të përdoret pa
ndihmën e specialistit.

Image result for Ruta graveolens L.









Categories

Archives