Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rusia ndalon përkthimin e Kur’anit

Rusia ndalon përkthimin e Kur’anit

Ky vendim ka shkaktuar një stuhi tërbimi nga myslimanët rus, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë e më shumë

kurani perkthim

Një vit pasi ndaloi përlthimin e koleksioneve të hadithit mbi biografinë e Profetit Muhamed (alejhi selam), një gjykatë ruse ka urdhëruar shkatërrimin dhe anulimin e një përkthimi interpretues të Kuranit. Ky vendim ka shkaktuar një stuhi tërbimi nga myslimanët rus, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë e më shumë.

“Muslimanët rus janë shumë të indinjuar mbi një vendim të tillë skandaloz, ” tha Rushan Abbyasov, nënkryetari i Këshillit rus të myftive, i cila për këtë çështje ka diskutuar me Kremlinin.

Nëse vendimi do të zbatohet, myftiu paralajmëroi se do të ketë trazira jo vetëm në Rusi, por në të gjithë botën. Ai tha se këtu po flitet për shkatërrimin e një pune të madhe siç është përkthimi i Kur’anit të Shenjtë. ”

Ndërsa grupet myslimane iu drejtuan me një letër kryeministrit rus Vladimir Putin, dhe tërhoqën paralele mes veprimeve të gjyskatës dhe veprimeve të një pastori amerikan, Terry Jones, i cili kërcënoi për të djegur Kuranin më 11 shtator 2010.

“A është e nevojshme për të diskutuar se si shkatërrimi i librave të shenjtë fetarë, ka qenë i pranuar në Rusi në të kaluarën?” thuhej në deklaratë .

“Ne kujtojmë se djegia e disa kopjeve të Kuranit të Shenjtë nga një pastor amerikan shkaktoi një protestë të fortë jo vetëm nga muslimanët rus, por nga të gjitha shoqëritë myslimane, dhe me të u solidarizuan të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, shtoi deklarata.

Analistët thonë se abuzimi me liritë fetare të myslimanëve buron nga mjegullia në ligjet dhe procedurat që fuqizojnë zyrtarët vendorë në një sistem të drejtësisë me plot të meta.

Një ndalim i ngjashëm ndodhi në qershor 2012, ku u ndaluan 65 libra islam të cilët ishin konsideruar “literaturë ekstremiste” nga gjykata.

Lista e këtyre librave përfshin tituj të tillë si “Rijadus- Salihin” dhe “Dyzet Hadithet e Imam Neveviut”.

Për më tepër, kjo listë përfshin librat e mendimtarëve turq të tilla si Said Nursi, Fethullah Gulen, Osman Nuri Topbash, Omer Chelika, Mustafa Ozturk , dhe madje edhe autorët modern post-sovjetik nga Rusia dhe Azerbajxhani.

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi që përfaqëson afërsisht 15 për qind të popullsisë së saj 145 milionëshe. /mesazhi/

Categories

Archives