Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rusia: Dërgojmë trupa në Siri


Rusia: Dërgojmë trupa në Siri


Rusia është e gatshme të dërgojë personel të saj ushtarak në Siri, me qëllim që të garantojë shkatërrimin e armëve kimike, marrëveshje për të cilën është rënë dakord më parë.

trupa rusia

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi në një televizion vendas se trupat ruse do të garantojnë shkatërrimin e plotë të arsenalit kimik, në kuadër të një marrëveshje ruso-amerikane, të pranuar edhe prej presidentit Bashar al-Assad.

 

Në fjalën e tij, Lavrov gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po minojnë marrëveshjen, nëpërmjet “rezolutave-shantazh” që po përpiqen të miratojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Lavrov deklaroi se si pjesë e misionit ushtarak që do të dërgohet në vendin e përçarë nga lufta civile, mund të marrin pjesë edhe Turqia apo vendet arabe.

 

Në të njëjtën intervistë, ministri i Jashtëm akuzoi Britaninë dhe Francën, si të “verbuar” nga qëllimi i ndryshimit të regjimit politik në Siri.

 

Siria ka përmbushur hapin e parë drejt shkatërrimit të arsenalit kimik, duke ofruar më parë gjatë javës të dhënat e plota mbi armatimet e kësaj natyre që disponon.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lagarde: Ekonomia e Britanisë po përkeqësohet

Categories

Archives