Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rukje për ethet

Rukje për ethet

Rukje për ethet

El Mirvazi tregon: “Ebu Abdullahi (Imam Ahmedi) mori vesh se unë po vuaja nga ethet, prandaj dërgoi një rukje për mua, që lexonte kështu (por në arabisht):
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Me emrin e Allahut dhe duke u mbështetur tek Allahu. “Ne (Allahu) thamë: „O zjarr! Bëhu i ftohtë dhe i sigurt për Ibrahimin!‟ Ata synonin t‟i bënin keq atij, por Ne i bëmë ata dështakët më të mëdhenj.” [Enbija, 69-70] O Allah, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit! Shëroje këtë person nëpërmjet kësaj rukjeje, me fuqinë, forcën dhe pushtetin Tënd, o Zoti i krijesave! Amin!”

Përsëri El Mirvazi rrëfen se Ebu Xhafer Muhamed ibn Aliu u pyet për mbajtjen e rukjeve të shkruara dhe u përgjigj: “Nëse ato janë me pjesë nga Libri i Allahut ose nga ndonjë hadith autentik i Pejgamberit (s.a.u.s.), atëherë mbajini dhe përdorini si kura sa më shumë të jetë e mundur.” Ebu Abdullahi (imam Ahmedi) e dëgjoi këtë rrëfim dhe nuk shprehu ndonjë kundërshtim.
Po ashtu, imam Ahmedi nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim kur është pyetur për mbajtjen e rukjeve në raste sëmundjesh apo fatkeqësish. Ndërsa El Khallali tregon se Abdullahi, i biri i Ahmedit, i ka thënë që i ati (imam Ahmedi) bënte rukje, duke shkruar disa lutje në to, për njerëzit që vuanin nga fobitë ose nga ethet.

Categories

Archives