Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Rukja, leximi i Kuranit për të sëmurë

Rukja, leximi i Kuranit për të sëmurë

kurani bekare

Rukja, leximi i Kuranit për të sëmurët

Shejh Selman Audeh u shpreh se të lexosh Kuran (rukje) nuk do të thotë domosdoshmërish që të shkosh tek një yshtës. Askush tjetër nuk mund të lexojë Kuran, më mirë se i lexon njeriu vetes. E kush mund të jetë më i sinqertë sesa ti për veten tënde? Leximi i Kuranit, rukja, nuk është diçka enigmatike dhe mister. Ajo mund të përbëhet nga surja Fatiha, dy suret e fundit. Besoj se nuk ka mysliman që nuk i di dy suret e fundit të Kuranit. Gjithashtu mund të përdoret dhe Ajeti Kursi, dy ajetet e fundit të sures Bekare dhe fundi i sures Hashr, duke i fryrë vetes herë pas here.  Vetë Profeti a.s kur shtrihej në shtrat për të fjetur, lexonte lutjet e mëngjesit dhe të darkës, mblidhte duart dhe në to lexonte suren Ihlas, Felek dhe Nas. Mandej, me këto duar fshinte dhe fërkonte gjithë trupin. Disa kohë më parë, kam shkruar një artikull me titull “Kurani është shërim” në të cilin përmenda sëmundjet që trajton Kurani. Vetë Zoti i lartësuar e ka etiketuar Kuranin si “shërim” dhe shërimi i Kuranit është në disa nivele. Ka shërim material, pasi e motivon dhe nxit besimtarin që ta kërkojë ilaçin dhe ta përdorë atë. Kjo do të thotë se Kurani e përgatit shpirtërisht dhe psikologjikisht njeriun për tu shëruar, duke i kërkuar të mbështetet fuqishëm tek Zoti dhe Krijuesi i tij. Në këtë mënyrë, ilaçet materiale bëhen me të dobishëm dhe kanë efekt më të madh.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kujdes nga mësyshi!

Categories

Archives