Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

“Ruhi Bakiu u vetëvra”, familjarët nuk e besojnë

“Ruhi Bakiu u vetëvra”, familjarët nuk e besojnë

ruhi bakiu

Ruhi Bakiu, ish-profesor i Fakultetit Juridik në UEJL, me gjasë ka kryer vetëvrasje. Kështu thuhet në raportin preliminar të policisë dhe gjykatësit hetues, të cilët siç thuhet jozyrtarisht, janë bazuar në provat e gjetura në vendngjarje dhe në raportin e obduksionit. Dy bombola gazi janë gjetur në hotelin “D-Haus” në Kodrën e Diellit, ndërkohë që në dorën e Bakiut, është shkrirë edhe çakmaku me të cilin supozohet të jetë ndezur gazi, shkruan gazeta “Koha”.

“Supozimet e para janë se i ndjeri, kreu vetëvrasje. Në dhomën e hotelit u gjetën bombola gazi, ndërkohë që në dorën e Bakiut u gjet e shkrirë një çakmak! Raporti i Mjekësisë Ligjore tregoi se mbi trupin e të ndjerit, edhe pse ishte i djegur shumë, nuk kishte shenja dhuna. Megjithëse bëhet fjalë për raport preliminar, ne vazhdojmë hetimet deri në konstatimet përfundimtare. Dëshirojmë të heqim dyshimet se pse i ndjeri zgjodhi hotelin për vetëvrasje, ndërkohë që vikend-shtëpia e tij gjendet afër hotelit. Dihet se hoteli ishte i mbyllur, ndërkohë që dera ishte e hapur me forcë. Pastaj, nëse dikush e ka vrarë Bakiun, atëherë nuk ka mundësi që vrasësi të largohet as shpejt pasi ta ketë ndezur gazin! Dihet se me çfarë shpejtësie ka efekt ndezja e bombolave”, thonë në policinë e Tetovës, e cila për tre ditë radhazi, hetoi vendin e ngjarjes. Megjithëse supozimet e para të policisë dhe gjykatësit hetues tregojnë se Bakiu u vetëvra, në familjen e të ndjerit hedhin dyshime mbi raportin preliminar. Anëtarë të familjes thonë se i ndjeri asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë shenjë për një akt të tillë, ndërkohë që hedhin poshtë mundësinë që familjari i tyre, të ketë shkuar në këtë hotel me qëllimin e vetëm – të vetëvritet. Shpërthimi në hotelin “D-Haus” ndodhi në mesditën e 8 tetorit, ndërsa ishte vërejtur nga një patrullë e policisë disa minuta pas shpërthimit. Hoteli në fjalë, që ka koncesioner vëllezërit Aleksandar dhe Vlladimir Donevi, gjendet jo më larg se 100 metra nga stacioni i policisë. Ky është edhe njëra ndër arsyet pse policia nuk beson se dikush e ka vrarë Bakiun!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zgjatet pushimi i lindjes

“Të kryesh vrasje jo më larg se 100 metra nga stacioni i policisë, është paksa e çuditshme. Pastaj, celulari u gjet jashtë objektit të hotelit, ndërkohë që asnjë shenj e ndonjë personi tjetër nuk është gjetur akoma. Edhe lista e bisedave në celular nuk tregon diçka të dyshimtë. Edhe biseda me familjarë dhe të njohur të Bakiut nuk japin indikacione se i njëjti mund të jetë vrarë”, thonë në polici. Në SPB-në e Tetovës megjithatë zotohen se shumë shpejtë do të përfundojë raporti përfundimtar për këtë rast, ndërsa do të jepen përgjigje për të gjitha pyetjet që ngjallin dyshime tek familjarët dhe në opinion. I ndjeri deri para do kohe ishte anëtarë i Komisionit rregullator për energjetikë, ndërsa njihej në opinion edhe për reagimet e tij kritike ndaj punës së këtij institucioni. Derisa e bartte këtë funksion, në disa raste pati denoncuar publikisht se ndiqet nga njerëz të panjohur dhe se përgatitet atentat ndaj tij. Pohimet e tij asokohe u hodhën poshtë nga organet policore, kurse Bakiu në muajin mars denoncoi se është aksidentuar në rrugën Shkup-Tetovë dhe pohoi se aksidenti ishte një tentim për atentat duke u shfaqur në publik me lëndime trupore. I ndjeri më herët gjithashtu pati denoncuar se ishte marrë në pyetje nga persona të panjohur lidhur me aktivizimin e “Lëvizjes 12”, por e njëjta nuk u jetësua asnjëherë. Para se të emërohej si anëtarë i Komisionit rregullatorë për energjetike, Bakiu për disa vite kishte punuar si profesorë në UEJL, ndërsa ishte aktivizuar si administratorë edhe në vitet e para të themelimit të USHT-së. (Koha/INA)

Categories

Archives