Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ruajtja e syve

Ruajtja e syve

Ruajtja e syve

Sytë janë organi më i atakuar ndaj dhembjeve gjatë procesit mësimor-leximit. Ndërsa në kohën tonë, me zhvillimin e teknologjisë dhe mundësisë së leximit-më¬simit në kompjuterë (laptopë, tabletë dhe telefona të mençur), sytë janë të rrezikuar edhe më shumë, tanimë edhe nga rrezet dhe valët që vijnë nga teknologjia bashkëkohore.
Sytë janë organe shqisore dhe shumë të zhvilluar. Nëse bie dritë në sytë, aktivizohen qeliza shqisore në retinën tonë. Informacionet e pranuara përcillen dhe lënë që të krijohet një imazh në trurin tonë. Për të parë në mënyrë hapësinore (tredimensionale) ne kemi nevo¬jë për forcën e mirë të shikimit të të dy syve.(3)
Se sa i ruajmë sytë gjatë leximit-mësimit është një pyetje që secili duhet t’ ia bëjmë vetes? Madje ka rëndësi shumë të madhe edhe mënyra se si lexojmë, e mbajmë librin afër syve, dhe në çka lexojmë në laptopë, tabletë PC apo libër.
Për zhvillimin e përgjithshëm të një fëmije shikimi i mirë është me rëndësi shumë të madhe. Fëmijët që shikojnë keq duhet të mundohen më shumë, kanë me shumë mundime gjatë leximit ose të mësuarit, ose gjatë rrjedhjes së lëvizjeve, dhe nga kjo mund të rezultojnë vështirësi përqendrimi ose një sjellje që bie në sy.(4)
Gjithashtu, sikurse te forma e të qëndruarit gjatë leximit, edhe për sytë ka rëndësi themelore koha. Një lexim i gjatë dhe pa pushim, në çfarëdo forme qoftë, pashmangshëm se është i dëmshëm për sytë. Mirëpo kanë rëndësi edhe faktorët tjerë, siç janë: distanca nga libri apo pajisjet teknologjike, ekuilibri; nëse lexojmë në laptop apo tablet PC duhet pasur kujdes që sytë të mos jenë në nivel ekuilibrues me rrezet e dritës që lëshojnë pajisjet në fjalë, pasi ashtu sytë do të dëmtoheshin më shumë dhe për një kohë më të shpejtë, etj. Rekoman¬dohet që sa herë që sytë të na lodhen nga leximi të bëhet një freskim i tyre me një shëtitje në gjelbërim, pasi ngjyra e gjelbër qetëson sytë dhe nuk ka reflektim ngacmues në retinë.

Categories

Archives