Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ruaje devenë nga syri i atij njeriu!

Ruaje devenë nga syri i atij njeriu!

Një lutje tjetër që ndihmon për t‟u ruajtur nga syri i keq përcillet nga Ebu Abdullah El Tajjahi. Ky po shkonte në haxh – hipur mbi një deve të mirë. Asokohe ishte një burrë, i cili, po të shihte diçka me sy, do ta rrëzonte përtokë. Kështu, Ebu Abdullahit i thanë: “Ruaje devenë nga syri i atij njeriu!” Por ai ua ktheu: “Asgjë nuk mund ta prekë devenë time!” Ia përcollën këtë përgjigje njeriut që merrte mësysh dhe ai, si reagim, priti rastin kur Ebu Abdullahi të mos ishte i pranishëm dhe vështroi devenë e tij, e cila ra menjëherë barkazi. Më pas, kur erdhi Ebu Abdullahi dhe i kallëzuan se ai personi ia kishte marrë mësysh devenë, si edhe kur pa devenë që lëngonte, tha: “Ma tregoni kush është ai!” E kështu, kur ia treguan, ai tha: “Me emrin e Allahut, Kontrolluesit që bën zap shkëmbin e fortë dhe yllin flakërues! Unë lutem që syri i keq t‟i kthehet personit nga i cili doli dhe njerëzve më të shtrenjtë të tij. (Pastaj ai citoi një ajet kuranor): “Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.” [Mulk, 3-4] Menjëherë pas kësaj lutjeje, njeriu me sy të keq u verbua, ndërsa deveja u shërua.

Categories

Archives