Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrushi ,terapi mjekësore e vecantë

Rrushi ,terapi mjekësore e vecantë

 

Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë.
Me origjinë te panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojnë se rrushi kultivohej kryesisht ne një zone te madhe mes Europes, Afrikes se Veriut dhe Azise, rreth 8000 vjet me pare. Vendlindja e tij europiane është Franca, ku bimet e hardhise u sollen nga fenikasit ne vitin 600 para Krishtit, ndërsa romakët e sollen ne Gjermani ne shekullin e fundit pas Krishtit. Ne kontinentin aziatik, sidomos ne Kine, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij mberriten fale tregtise nga Arabia ne shekullin e dytë p.e.s.

Aktualisht, prodhimi boteror i rrushit qe përdoret si fryt tavoline i kalon 70 milione kuintale ne vit, ndërsa Italia mban vendin e pare më me shumë se 15 milione te tillë. Sipas FAO-s, 75866 kilometra katrore e te gjithë botës i është dedikuar kultivimit te këtij fryti magjik. Po sipas te dhenave te kësaj organizate, rreth 71 për qind e prodhimit boteror te tij përdoret për berjen e veres, 27 për qind për përdorimin si fryt tavoline dhe 2 për qind për t‘u thare. Po ashtu, një pjesë e mirë e tij shkon për prodhimin e lengut, i cili përdoret si embelsues për produktet qe permbajne etiketat “pa sheqer te shtuar” apo “100 për qind natyral”.

*Perdorimi
I cilësuar si mbreti i tavolines, varietetet e ndryshme te tij ngjajne shumë pak me njëri-tjetrin. Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, qe shkon deri ne 25 për qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, vitamine B dhe C, lende tanike etj. Por rrushi ose lengu i tij përdoret gjeresisht edhe për qellime terapeutike.

*Guret ne veshka
Ai keshillohet te përdoret nga ata qe vuajne nga guret ne veshka, nga nefritet, ata qe kanë gurë ne melçi, probleme me fshikezen e urines apo nga njerëzitë qe vuajne nga tensioni i lartë i gjakut. Rrushi ka efektshmeri te lartë edhe te te semuret nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehtë e te mesme, si dhe ne sëmundjet e mushkerive. Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji meqenëse rreth 80 për qind e tij perbehet nga uji, një mënyrë shumë natyrore për te larguar helmet nga veshkat, për te mbajtur gjakun te pastër dhe për te luftuar grumbullimin e lengjeve, qe janë një nga shkaktaret kryesore te celulitit(mbipeshes).

*Pastrimi zorreve
Keshillohet te hahet me gjithë lekure, pasi është shumë e pasur me fibra dhe ndihmon ne pastrimin e zorreve. I vetmi perjashtim është se nuk rekomandohet te përdoret nga diabetiket, sepse përmban shumë sheqer. Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë. Një këshillë vërtetë e vlefshme për te gjithë ata qe duan te bien nga pesha. Ne te vërtetë, kjo është edhe një nga dietat me te përdorshme nga yjet e famshem te Hollivudit.

*Kuzhine
Por perveç vetive te shumta terapeutike, është shumë i njohur përdorimi i tij edhe ne kuzhine ne pergatitjen tradicionale te marmelatave, lengjeve, reçelrave, kompostove e deri te perdorimet me origjinale dhe moderne, si shoqeruesi me i mirë i mishit te bardhe apo peshkut. Shefat e rinj te kuzhines thonë se ata qe nuk e kanë provuar çokollaten e shkrire te përzier me leng dhe kokrra te thata rrushi, nuk e dinë ç’do të thotë te shijosh një ushqim apo te falenderosh Zotin për dhurata kaq te arta.

*Pastrues
Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji, meqenëse rreth 80 për qind e tij është ujë. Ne këtë mënyrë ai largon helmet nga veshkat, mban gjakun te pastër nëse hahet me gjithë lekure, e cila është shumë e pasur me fibra, ndihmon ne pastrimin e zorreve.

*Energjik
E gjithë merita e rrushit qëndron ne perqendrimin e sheqernave qe janë një ndihmese e madhe për te bërë te ndihen energjik te gjithë ata qe merren me aktivitete sportive.

*Antistres
Meqenëse përmban melatonine, një hormon i rëndësishëm për te rregulluar ciklet gjume-zgjim, konsumi i tij garanton një fjetje te qete ne darke.

*Forcues
Forcon kockat dhe muret e kapilareve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kundër radikaleve te lira. Gjithashtu, ai përmban edhe antocianine e kuercine, qe kanë veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon ne rritjen e kolesterolit “te mirë” ne gjak.

*Dietik
Kohet e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne dy kilograme ne ditë.

*Maska, për një fytyre qe shkelqen
Qe ne kohët e lashta, ky fryt njihej për cilësitë depurative, ndaj tashmë industrite e mëdha te kozmetikes e kanë zbuluar qe perberesit e tij aktive kanë një fuqi te madhe antioksiduese. Ai është jashtezakonisht i mirë për te hidratuar, ushqyer dhe tonifikuar lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e plakjes se saj. Kështu për te pasur një fytyre me te shndritshme dhe me te pastër, këshilla është shumë e thjeshtë. Lengu i perfituar nga shtrydhja e një bistaku rrushi lihet te fermentohet për disa ore, pastaj vendoset ne lekure, duke shmangur pjesen rreth syve. Pasi lihet te veproje për 20 minuta, shperlahet me ujë te bollshem. Kjo maske ka një efekt pastrues dhe rigjenerues sepse një pergatitje e tillë është edhe kundër rrudhave, duke e bërë lekuren te duket me e pastër dhe me e shendetshme se kurrë./PK/.

Tags:

Categories

Archives