Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rruga e qumështit dhe bubullima

Rruga e qumështit dhe bubullima

rruga e qumeshtit

Ebul Kasim et –Taberani transmeton nga Ibn Abbasi ( radijAllahu `anhu ), që Herakliu i shkroi Mu`auiut ( radijAllahu `anhu ), duke i thënë: „Nëse te ata ka mbetur bile diçka nga dërgimi ( sh.p. (shënim i përkthyesit) pejgamberllëku ), do të më informojnë mbi atë që do t’i pyes:“Thotë: „ Dhe e pyeti atë mbi rrugën e Qumështit, mbi bubullimën dhe mbi vendin, të cilin vetëm një herë e ka ndriçuar Dielli“. Pastaj vazhdon dhe thotë: „ Kur Mu’auiut i erdhi letra dhe përfaqësuesi , ai tha:“ Kjo është diçka për çka askush kurrë nuk më ka pyetur. Kush e din këtë?!“ Është thënë : Ibn Abassi. Mu’auiu ( radijAllahu `anhu ) letrën e Herakliut ia dërgoi Ibn Abassit ( radijAllahu `anhu ) dhe Ibn Abassi ( radijAllahu `anhu ), shkroi:

– Bubullima është garanci për banorët e Tokës, që nuk do të jenë të përmbytur.
– Rruga e Qumështit është porta qiellore, e cila e ndanë nga Toka
– Kurse sa i përket vendit të cilin Dielli e ka ndriçuar vetëm në një ditë, ky është fundi i detit, i cili i ka ndarë Benu – Isra’ilët.

Kjo është transmetuar besueshën nga Ibn Abassi ( radijAllahu `anhu ).

I Lartësuari ka thënë:
„ Është Ai i Cili jua shfaq juve shkreptimën si frikë ( për udhëtarët ) dhe si shpresë ( për ata që presin shi ). Është Ai i Cili ngre dhe sjell re të rënduara ( me shi ). “ “ Dhe Er- Raadi ( shkrepëtima ) madhëron e lavdëron Allahun; kështu bëjnë edhe melekët për shkak të frikës ndaj Tij. Dhe Ai dërgon rrufetë dhe me to godet kë do Ai, megjithatë ata ( mosbesimtarët ) kundërshtojnë e vënë dyshime për Allahun, ndërsa Ai është me të gjitha Fuqitë I Mundshëm dhe I Ashpër në ndëshkim “ Er – Ra’d: 12 -13.

“ Padyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin me radhë të ditës dhe të natës, në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin, në ujin që Allahu derdh nga qielli duke e bërë tokën pas tij të gjallë, pas vdekjes së saj, në lëvizjen e të gjitha krijesave të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej, në ndryshimin e drejtimit të erërave dhe të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës: të gjitha këto janë me të vërtetë Ajete ( prova, dëshmi, tregues ) për popullin që ka mend.” El Bekare : 164.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur do të ndodhë Kijameti?

Imam Ahmedi transmeton nga një njeri prej fisit Gafar i cili ka thënë¨:
“ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ( sal- Allahu alejhi ue sel-lem ) se si thotë: Allahu e ka krijuar renë, dhe ajo foli me fjalët më të bukura dhe qeshi me buzëqeshjen më të bukur.”

Ka thënë: “ Të folurit e saj është bubullima, e qeshja e saj është vetëtima”.

Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Buhari në librin El –Edeb dhe Hakimi në Mustedrek shënon se i Dërguari i Allahut ( sal-Allahu alejhi ue sel-lem ), një herë kur e ka dëgjuar bubullimën dhe e ka parë vetëtimën ka thënë :
“ Zoti ynë, mos na mbyt me hidhërimin Tënd, mos na shkatërro me dënimin Tënd dhe para kësaj na fal.”

Ibn Xheriri transmeton se një njeri e ka dëgjuar Ebu Hurejren ( radijAllahu `anhu ), i cili kur e ka dëgjuar bubullimën ka thënë:

“ I lavdëruar qoftë Ai të Cilin e falënderojnë vetëtimat!”, Aliu ( radijAllahu `anhu ), ka thënë :” I lavdëruar qoftë Ai të Cilin ju e Lartësoni !”, e mu ashtu edhe Ibn Abbasi, Esued ibn Jezidi, Tausi dhe të tjerët.

Maliku transmeton se kur Abdullah ibn Umeri ( radijAllahu `anhu ), ka dëgjuar bubullimën, ka thënë:

“ Dhe Er- Raadi ( shkrepëtima ) madhëron e lavdëron Allahun; kështu bëjnë edhe melekët për shkak të frikës ndaj Tij. Dhe Ai dërgon rrufetë dhe me to godet kë do Ai, megjithatë ata ( mosbesimtarët ) kundërshtojnë e vënë dyshime për Allahun, ndërsa Ai është me të gjitha Fuqitë I Mundshëm dhe I Ashpër në ndëshkim “ Er – Ra’d: 13.

Thoshte gjithashtu: “ Me të vërtetë kjo është vërejtje e hatashme për banorët e Tokës.”

Imam Ahmedi shënon transmetimin nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ( sal-Allahu alejhi ue sel-lem ) ka thënë:

“ Zoti juaj ka thënë: “Sikur të Më nënshtroheshin robërit e Mi, Unë do t’ju jepja shi natën dhe diell ditë. Kur e dëgjoni zërin e rrufesë, përmendeni Allahun, sepse ajo ( rrufeja ) me të vërtetë nuk e qëllon atë i cili e përmend Allahun.”

Të gjitha këto janë të të cekur në Tefsir, falënderimi i qoftë Allahut azze ue xhel..

Një pjesë e shkurtë nga libri ” Krijimi i botës” Ibn Kethiri i përkthyer në shqip.

Tags:

Categories

Archives