Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rruga e Muhamed Kollarit nga X Faktor Albania në Islam – Video ilahi


Rruga e Muhamed Kollarit nga X Faktor Albania në Islam – Video ilahi


muhamed kollari

Ilahia “Po Pendohem” është një projekt i ri, i Muhamed Kollarit cili sjell dhe risi në këtë stil të të kënduarit, duke marrë parasysh se në këngët fetare Muhameti nuk përdor asnjë instrument muzikor, përveç se zërit. Kënga, apo më mirë thënë ilahija siç edhe thuhet në popull, është një freski për të gjithë besimtarët.

Nuk janë shpalosur më shumë detaje rreth videoklipit, duke dëshiruar që e gjithë kjo të rrumbullakësohet me një promovim në Ulqin, ku edhe aty do të ketë befasi të radhës.

Videoklipi është punuar nga shtëpia filmike Studio “Zëri i Ulqinit ”, e ku mjeshtër të montimit dhe xhirimit eshtë Gezim Haxhimehmeti, tekstin e shkroi Hasbi Thera. Studio “Zëri i Ulqinit ”, deri më tani ka punuar me këngëtarët më eminent të estradës shqiptare dhe asaj ballkanike, ndërsa projekti me Muhamed Kollarit ka qenë i pari i këtij lloji.

Është hera e parë që këndojë në një këngë që ka tematikë fetare, por mesazhi që jepet përmes ilahis, më ka bërë të ndjej vehten shumë mirë, dhe shpresoj që mesazhi të arrijë deri te të gjithë besimtarët, është shprehur Metoja.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Labinota, rrugëton suksesshëm, ka mbi 7200 vota

Categories

Archives