Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rruga e Lumturise – Namazi – Dokumentar



Rruga e Lumturise – Namazi – Dokumentar
Rruga e Lumturise – Namazi – Dokumentar
NAMAZI (SALAT)

Namazi është ibadet islam që kryhet duke u falur dhe duke lexuar. Namaze janë pesë: Sabahi, Dreka, Ikendia, Akshami dhe Jacia. Sicili namaz falet në kohën e vet (të mëngjesit, mesditës, pasditës, mbrëmjes dhe natës).

Namazi përmbahet prej gjashtë pjesëve. Ato pjësë janë: tekbiri fillestar, qëndrimi në këmbë, leximi i Kuranit, përkulja, lëshimi i fyturës në tokë dhe ulja. Këto gjashtë pjesë përbëjnë formën e namazit.

Të qëndruarit në këmbë, të përkulurit, të ramunit në sexhde dhe të ndjeurit ulur janë punë trupore
Një qëndrim në këmbë, një përkulje dhe dy sexhde përbëjnë një rekat të namazit.

Kushtet (shartet) e Namazit

Para se të hyjm në namaz duhet të bëhet përgaditja dhe të plotësohen gjashtë kushtet e namazit. Kushtet e namazit janë:

1. Trupi, petku dhe vendi ku do të falemi duhet të jetë i pastër.
2. Me marë abdest, ose me u la, e nëse ështën nevoja duhet të marrë tejemum,
3. Me qenë i veshur sipas rregullit.
4.Me u falë në kohën e duhur.
5. Me u kthy kah kibla.
6. Me vendos të falurit (me bërë nijjet)





Kushti i dytë i namazit (Abdesti)

Si të miret abdesi (Pastrimë të veçantë)
Abdesti është larja e posaçme me ujë të pastert e me qëllim të falurit namaz ose të lexuarit Kuran në Mus-haf.
1. Lexojmë: “Bismil-lahi rrahmani rrahim”
2. I lajmë duartë deri përtej shuplakës tri herë.
3. I lajmë dhëmbët dhe shpërlajmë gojën dhe hundën, tri hërë. Me dorë të djathtë shpërlajmë gojën e me të majtë hundën.
4. E lajmë fytyrën, prej ku kanë dalur flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh, tri herë.
5. E lajmë së pari dorën e djathtë e mandej të majtën deri pas bryli, tri herë.
6. Me dorë të lagtë e prekim pjesën e përparshme të kokës (mes-h), një herë.
7. Me duar të lagëta i prekim veshtë. Gishtin treguaes e vejmë në vesh, gishtin e madh pas veshit.
8. E lajmë së pari këmbën e djathtë, mandej të majtën deri përtej nejve.
Duke marrë abdest e lexojmë kalimei shahadetin. Kur të marrim abdestin, fytyrën dhe duartë i terim me peshqir.
Nëse nuk mundeni të arini ta përdoreni ujin atëherë mundeni të merrni tejmmumin (spastrim me dhe)

LLOJET e Namazit

Namazet ndahen në dy lloje: farze dhe sunete. Faljen e namazave farz e ka urdhëruar All-llahu i madhërushëm, e faljen e namzëve sunnete e ka porositur Muhamedi a.s. Edhe farzi dhe sunneti falën në të njejtën mënyrë, me përjashtim të një ndryshimi të vogël i cili qëndron në ate se çka lexojmë në këmbë e çka ulur. Së pari duhet mësuar për t’i falë namazet farze. Më parë kemi përmendur se namazet mund ti kenë dy, tri ose katër rekate .

degjim te kendeshem…





Categories

Archives